“Nuk na trembin as me dhunë as me gaz lotsjellës”/ “Shpërthen” protestuesja: Nënat e reja të vijnë në shesh me fëmijët, ne i kallim datën Ramës

Luçiana Kokaj, e njohur edhe si “protestuesja e Rrjollit”, mori fjalën edhe në protestën e zhvilluar sot para Kryeministrisë, ku u bëri thirrje qytetarëve të vijojnë pjesëmarrjen në tubime.
Në fjalën e saj, ajo deklaroi se protestuesit nuk tremben nga dhuna apo përdorimi i gazit lotsjellës dhe u kërkoi veçanërisht nënave të marrin pjesë në protestë së bashku me fëmijët.
“Jemi aq shumë sa për t’i treguar Ramës, Ballës dhe deputetëve të inkriminuar se nuk na trembin as me dhunë, as me gaz lotsjellës. Të vijojmë çdo ditë këtu. Të gjitha nënat, merrni fëmijët dhe ejani në shesh; ju jeni tmerri i tyre, ju i kallni datën.
Me ne nuk u ecën dhuna, sepse kemi treguar qytetari të pashembullt. U kemi treguar se luftojmë algoritmin e tyre”, u shpreh Kokaj gjatë protestës.
Fjalimi i saj u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit në protestë.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO/ Berisha: Mashtrim publik i Ministrisë së Brendshme, në urgjencat e spitaleve të Tiranës nuk rezulton asnjë polic i lënduar

Dhuna e policisë ndaj protestuesve te Parlamenti, Ambasada e SHBA thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni protestën!

“Faleminderit për 5 mijë lekë bonus o banditi i Surrelit/ Pensionisti ironi me Ramën: Do t’i përdor të vi nga Elbasani 5 herë në protestë...

“Sot bisha komuniste donte gjak”/ Protestuesi: Na tërhoqën zvarrë, na dhunua, por ne luftojmë paqësisht! Ne jemi ndryshe nga ata

“Në qeli duhet të jetë qeveria e Ramës, jo protestuesit”/ Qytetari: Prangat na bënë ta duam më shumë lirinë!

Goxhaj pas shoqërimit në komisariat: Policia dhunoi protestuesit, Endri Fuga donte sekuestrimin e celularëve

Ushtari i Ramës e Ballukut urdhër për ‘mbylljen’ e kufirit për protestën e 4 korrikut

“Çdo grusht i tyre shton 100 persona në shesh!”/ Aktivisti për dhunën sot para Kuvendit: Jemi më të fortë, nuk ndryshojmë pavarësisht çfa...





