‘Nxit shpopullimin…’/ Blushi: Spastrimi administrativ i Shqipërisë nga Edi Rama duhet ndaluar me çdo çmim0

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar kundër projektit të ri të reformës administrativo-territoriale të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë një nismë që, sipas tij, do të thellojë centralizimin e pushtetit dhe do të dëmtojë komunitetet lokale.
Në një deklaratë për mediat, Blushi akuzoi kryeministrin Edi Rama se synon të shkurtojë numrin e bashkive për interesa politike dhe administrative, ndërsa mbështeti alternativën e opozitës për rreth 100 njësi vendore. Ai u bëri thirrje qytetarëve të bashkive që preken nga reforma të kundërshtojnë projektin përmes protestave dhe reagimit publik.
Blushi: Me një tjetër akt shumë të rëndë pabesie ndaj qytetarëve shqiptarë, pas dështimit katastrofik dhe të pritshëm të reformës territoriale të vitit 2014, Edi Rama shpalli tani projektin ogurzi të zhdukjes nga harta e Shqipërisë edhe të 15 bashkive të tjera, një projekt antikombëtar, edhe më shkatërrues, që do të përshpejtojë shpopullimin e vendit, do të përqendrojë edhe më shumë pushtetin dhe financat në duart e qeverisë dhe do t'i lërë komunitetet lokale pa zë, pa institucione dhe pa shpresë.
Projekti i Edi Ramës me 46 bashki nuk është reformë territorial por projekti për zbrazjen përfundimtare të Shqipërisë, që shuan treva dhe braktis komunitete, që nuk ofron më asnjë shërbim për qytetarin, por i largon ato edhe me dhjetëra kilometra më shumë; që nuk decentralizon pushtetin vendor, por e përqendron atë plotësisht në duart e tij.
Ky është projekti i shpopullimit të Shqipërisë nga qytetarët dhe i mbipopullimit të bashkive me patronazhistë, që do të prodhojë më shumë varfëri, braktisje dhe emigrim, mbyllje institucionesh, largim deri në torturë për të marrë shërbimet më jetike,që tkurr përfaqësimin lokal dhe detyron qindra mijëra qytetarë të harxhojnë jo vetëm kohë por edhe para vetëm për të marrë një dokument apo një shërbim elementar.
Projekti antikombëtar i Edi Ramës e zbraz Shqipërisë, e asgjëson pushtetin vendor, nxit përqëndrimin e vjedhjes së finanave publike në pak duar dhe njëkohësisht, nxit betonizimin edhe më agresiv të pak qyteteve të mëdha, duke dënuar me vdekje ekonomike e sociale qytetet e vogla, fshatrat dhe trevat historike dhe më patriotike të vendit.
Banorët e Poliçanit, Klosit, Maliqit, Cërrikut dhe dhjetëra zonave të tjera nuk mund të dënohen të humbasin orë të tëra në rrugë për të marrë një shërbim që sot e marrin pranë vendbanimit të tyre. Vetëm karburanti që do të detyrohen të shpenzojnë banorët e Poliçanit për të shkuar deri në Berat për një shërbim administrativ e bën këtë projekt absurd.
Qytetarët do të paguajnë më shumë, do të humbasin më shumë kohë dhe do të marrin më pak shërbime, vetëm që Edi Rama të ketë më shumë kontroll politik. Më e rënda është se ky projekt fshin me një të rënë të lapsit nga harta administrative disa prej trevave më patriotike të Shqipërisë. Është një goditje ndaj identitetit të tyre, ndaj historisë së tyre dhe ndaj kontributit që këto komunitete kanë dhënë për shtetin shqiptar.
Kam një pyetje publike për të gjithë deputetët e Edi Ramës në bashkitë që ai po i zhduk me një të rënë të lapsit.
Kur dolët në fushatë dhe kërkuat votën e socialistëve dhe të gjithë qytetarëve, a ua thatë se do të votonit për mbylljen e bashkisë së tyre? A ua thatë se do t'u hiqnit institucionet, shërbimet, përfaqësimin dhe identitetin administrativ? Apo edhe këtë herë i mashtruat për të marrë votën dhe sot heshtni përballë një pabesie të turpshme ndaj njerëzve që ju besuan?
Lexo edhe
POLITIKE
Ish.zv-kryeministrja Belinda Balluku u paraqit në Prokurorinë e Posaçme/ SPAK: U thirr për t’u njohur me akuzën

Kryebashkiaku socialist i Libohovës kundër Territoriales: S’marr pjesë në procese që cënojnë interesat e qytetarëve

Plas antraksi te bagëtitë në Gjirokastër e Përmet, përhapet edhe tek njerëzit

"Sekuestrimi i 110 mln eurove, anomali juridike"/ Artur Shehu në kërkim nga SPAK, avokati Kujtim Cakrani: Nëse do kishte falsifikim do is...

Emërimi i ish-anëtares së Kryesisë së PD në qeveri/ Berisha: Korruptimi i opozitës është politikë kryesore e Ramës





