"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina"/ Edi Rama "përplaset" me Braçen në mbledhjen e PS

Detaje të reja kanë dalë nga mbledhja me dyer të mbyllura e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku në fokus kanë qenë situata politike dhe protestat për Zvërnecin.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se kryeministri Edi Rama u ka kërkuar deputetëve të jenë më aktivë në rrjetet sociale dhe të komunikojnë më shumë punët e qeverisë.
Sipas tij, arritjet dhe investimet nuk po marrin vëmendjen e merituar në platformat online. “Ne nxjerrim një punë dhe nuk merr algoritëm”, mësohet të ketë deklaruar Rama. Gjatë takimit nuk munguan as replikat me deputetin Erion Braçe.
Kryeministri e kritikoi për postimet e vazhdueshme mbi problematikën e mbeturinave, duke i kujtuar se publikon vetëm koshat e mbushur me mbeturina dhe jo ata të pastruar.
"Nxjerr Erioni koshat e mbushur me mbeturina, por nuk nxjerr koshat e pastra", mësohet të ketë thënë kryeministri.
Braçe i është përgjigjur duke argumentuar se denoncimet e tij lidhen me problematika që vazhdojnë të mbeten pa zgjidhje.
"E bëj këtë gjë sepse nuk ka gjetur zgjidhje", ka qenë replika e deputetit socialist.
Lexo edhe
POLITIKE
"Pushteti im është fjala e lirë"/ Lubonja i përgjigjet Ramës: Akuza ndaj meje, e dobët dhe e çalët

Detajet nga mbledhja e grupit të PS, Rama nuk lejon Ballën të flasë për Koçekun

Protesta kombëtare për largimin e Ramës, mbërrijnë në Tiranë qindra makina me emigrantë nga diaspora

Pas ikjes së Marjana Koçekut, Spiropali mungon në mbledhjen e Grupit të PS, Balluku refuzoi paraqitjen në seancë kur duheshin 84 vota, ‘k...

‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë





