POLITIKE

Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me arkitektët e huaj dhe kullat ku janë pastruar paratë e drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Qershor 2026, 22:21
Oei: Të hetohet Edi Rama, është i lidhur direkt me

Gazetari holandez Vincent van Gerven Oei, i njohur për investigimet e tij mbi Shqipërinë dhe raportimet për lidhje të pushtetit me sektorin e ndërtimit, ka ngritur akuza të forta në një intervistë ekskluzive në SYRI TV.

Gjatë një interviste me moderatoren Armela Fekro në SYRI TV, ai ka folur për mënyrën se si arkitektët e huaj dhe studiot ndërkombëtare, sipas tij, hyjnë dhe operojnë në tregun shqiptar të ndërtimit, duke ngritur dyshime mbi rolin e institucioneve dhe ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit në këtë proces.

Sipas Van Gerven Oei, shumë prej projekteve në Shqipëri janë formalisht private, por lidhen ngushtë me vendimmarrje dhe ndërhyrje politike në nivelet më të larta. Ai shprehet se një model i përsëritur në rrëfimet e arkitektëve të huaj është mënyra e kontaktit me Shqipërinë, që sipas tij vjen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kryeministri.

Van Gerven Oei iu referua edhe rasteve që po hetohen nga SPAK, duke përmendur projekte të rëndësishme infrastrukturore dhe urbane si Sheshi ‘Skënderbej’ dhe zona të tjera, duke theksuar se këto procese, sipas tij, lidhen me vendimmarrje në nivelet më të larta shtetërore.

Gazetari holandez i shpreh se, arkitektura ndërkombëtare është përdorur si ‘fasadë’ për investime ku janë pastruar paratë e drogës.

‘Shumë projekte kanë qenë private, me ndërmjetësinë e kryeministrit patjetër, por kanë qenë private edhe ne nuk e kontrollojmë dot. Sa i përket projekteve publike, patjetër që shumat janë modeste. Patjetër që shumat janë modeste, por ata fitojnë para me këto projekte private. Sepse ashtu është sistemi. 'O hajde tani do bësh një projekt publik për mua, patjetër mund të paguaj vetëm pak, por kam edhe një shok që do ndërtojë një kullë në Zvërnec, edhe ai do të paguajë mirë.'

Ne jemi gazetarë. Le ta sjellim me prova siç ti e ke sjellë në shkrim, se si vjen në fakt me prova roli i kryeministrit. Se tani rrëfime të caktuara në mediatike ne i kemi dëgjuar, edhe në takime në forume të ndryshme, në këto aktivitetet miqësore e të tjerë e të tjerë. Por si vjen te ky libër? Pra cilat janë provat, se ne sot po flasim për provat së bashku.

Në këtë libër, çdo studio arkitekturore ka disa faqe. Disa faqe me imazhe, disa faqe me projekte brenda Shqipërisë, edhe një faqe me tekst. Në këtë tekst gjithmonë bëhet një pyetje se si ata janë hyrë në Shqipëri. Si e keni gjetur Shqipërinë? Si ka mundësi që ju që punonit në Kili tani punoni në Shqipëri?

Edhe rrëfim pas rrëfimi flitet për: 'O, unë mora një telefonatë nga Edi Rama. O, po, mora një telefonatë nga Edi Rama, mora një mesazh në Instagram nga Edi Rama. O, befas, mora një email nga Edi Rama.' Të gjithë fillojnë kështu. E vetëdeklarojnë.

Nuk ka asnjë ku të thotë për shembull, 'O unë isha duke bërë një kërkim ose më ofroi një biznesmen ose një gjë tjetër'. Gjithmonë është ndonjë ndërhyrje me surprizë, gjithmonë sepse ata janë edhe gjithmonë surprizuar. 'O mora një telefonatë nga Edi Rama, erdha në Shqipëri... O qenkan shumë të bukura këto plazhe. O, nuk jeton askush. O shiko kjo natyrë e paprekur, duhet të ndërtojmë një kullë.'

Për shembull në këtë moment SPAK bën një investigim për ndërtimin e Sheshit Skënderbej. Bën një investigim besoj edhe për Zvërnecin, edhe për Green Coastin e Samir Manes. Edhe për disa projekte të tjera. Ato qenkan të gjitha aprovuar nga vetë kryeministri te KKT-ja.

Edhe nga ky libër del shumë qartë që ai ka patur një rol, jo vetëm si kryetar i KKT-së, por si kryeministër i Republikës së Shqipërisë që lidhet drejtpërdrejt me këta arkitektë për të ndërtuar këto resorte. Më duket shumë e arsyeshme që ai thirret nga SPAK-u për të dëshmuar se si pikërisht janë bërë këto lidhje. Se mua më duket jo normale që bëhen këto lidhje në këtë mënyrë.

Sepse është propagandë. Kryeministri e ka kuptuar shumë mirë që propaganda duhet bërë në një skenë ndërkombëtare, në një nivel ndërkombëtar. Edhe ai ka gjetur me këta arkitektë një mënyrë shumë të logjikshme. Do bësh disa pallate me emra, me famë, edhe mund ta përdorësh edhe si një lloj mbulese, kupton?

Kështu unë pastroj qindra miliona euro, siç është faktuar nëpër dhjetëra raporte për pastrim parash në Shqipëri, unë mund të përdor ndonjë arkitekt, t'i jap kështu 10 mijë euro, edhe të bëjnë ndonjë ndërtesë për mua edhe askush nuk do pyesë sepse duket shumë bukur.

Ata shprehen hapur për autokracinë! Në këtë libër, hapur!

Si? Na duhet një vendimmarrje top-doën, na duhet një mbret, një dikush që është në majë. Ai merr të gjitha vendimet vetë, pa asnjë konsultim publik, pa asnjë kornizë ligjore. Ai e bën në një mënyrë siç e do ti, e do ai... dhe ne si arkitektë përfitojmë sepse ne kemi lirinë, ne kemi lirinë për të bërë çfarë të duam ne.

Jo vetëm raporte ndërkombëtare, tani e kemi edhe provat e SPAK-ut. Domethënë tani është provuar. Tani kemi provat konkrete që fusha e ndërtimit në Shqipëri është përdorur për dhjetëra vite, për pastrim parash droge. Kjo tani është fakt, nuk është spekulim, nuk është dyshim, është fakt. Këta arkitektë edhe nëse ata kanë marrë një rrogë modeste, këto kanë qenë para droge! Ata kanë përfituar.

Patjetër që është një çështje morale. Edhe ai paska shkruar një libër ku argumentohet që mbase duhet të kemi një mënyrë se si mund të mos përfshihen në këto skema. Në të njëjtën kohë, ai punon në Shqipëri. Domethënë ai shkruan një libër për pastrim parash, edhe në të njëjtën kohë bën disa ndërtime këtu në Tiranë. Këta janë të gjithë totalisht hipokritë’, tha gazetari holandez Vincent van Gerven Oei gjatë intervistës në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

Nga shpërthimi i drejtorit te prapaskenat e ushqimit në institucionin privat në Elbasan