Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Çollaku: Cilët janë familjarët e Ramës që po vëzhgohen për transferta parash. Të kujt janë 400 mln euro të bllokuara?

P
Piranjat20 July 2026, 20:49 · 3 min lexim
Çollaku: Cilët janë familjarët e Ramës që po

Gazetari Basir Çollaku ka folur për zhvillimet e fundit dhe deklaratat e sotme të eurodeputetit çek Tomáš Zdechovský të dhëna ekskluzivisht në emisionin e mengjesit 'Kafe Shqeto', në SYRI TV, lidhur me pasuritë dhe transfertat financiare jashtë vendit të familjarëve të Edi Ramës.

Çollaku u ndal te një shkrim i zgjeruar i ish-kandidatit për ambasador të SHBA-së, i cili sipas tij kishte në fokus situatën e drejtësisë shqiptare dhe pritshmëritë për rezultatet e reformës në drejtësi. Duke komentuar deklaratat e një europarlamentari për lëvizje financiare jashtë vendit, Çollaku përmendi disa persona që, sipas tij, janë pjesë e vëzhgimeve dhe diskutimeve publike.  Sipas Çollakut, fokusi është vendosur te këta individë, por ai shtoi se në diskutime mund të përfshihen edhe persona të tjerë të rrethit familjar.

‘Ishte një shkrim i zgjeruar i ish-kandidatit për ambasador të SHBA që fokusin e kishte te drejtësia shqiptare. Është investuar që kjo drejtësi të ketë rezultat thotë, dhe ata nuk duhet të presin kaq gjatë. I referohej edhe çështjes së Zvërnecit ndër të tjera. Këto janë pretendime, dhe këto pretendime do të marrin përgjigje zyrtare. Dhe ka shumë, ka shumë gjëra e thekson, që kjo drejtësi e shumë investuar nga SHBA duhet të japë përgjigje.

Por për të dalë te deklarata e europarlamentarit. Kush janë familjarët e Edi Ramës për të cilët mendohet se kanë çuar para jashtë? Olsi Rama, Linda Rama, dhe Rea, vajza e bashkëshortes së kryeministrit, e cila del në shumë punë që fiton me të huaj me vendas. Tani, ky vëzhgim mbi këta individë është përqendruar. Këta janë familjarët e Ramës. Mund të jetë edhe baxhanaku, një histori, brezi i dytë apo brezi i parë.

Edhe këtu ka shumë të dhëna se nga vjen presioni. Unë i kujtoj raportin e rrjedhur në 2 shtator 2015 të OSBE-së, ku thuheshin gjëra ashiqare, që Edi Rama ka 200 milionë euro të cilat i pastron nëpërmjet të vëllait në SHBA.

Në 2015-ën pra, para 11 vitesh. Sa është trashur 200 milionëshi? E këtu shërbimet kanë ndjekur goxha transferta dhe janë bllokuar. Unë e kam përmendur këtu edhe para një muaji, një transfertë 400 milionë euroshe e bllokuar diku, që vërtitej rreth këtij oborri.’ u shpreh ndër të tjera, gazetari Basir Çollaku në SYRI TV.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.