POLITIKE

Çollaku: Rama po kërkon alibi me SHBA-të, por aksioni amerikan synon çmontimin e rrjeteve të drogës

Piranjat Përditësimi i fundit 12 January 2026, 18:20

Çollaku: Rama po kërkon alibi me SHBA-të, por aksioni amerikan

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të ndërtuar një imazh afrimi me Shtetet e Bashkuara janë thjesht një show politik, i destinuar të krijojë perceptimin e një zbutjeje të qëndrimit amerikan ndaj qeverisë.

Sipas Çollakut, veprimet dhe deklaratat e përfaqësuesve amerikanë tregojnë qartë se fokusi i tyre mbetet çmontimi i rrjeteve të trafikut të drogës dhe mbështetja e strukturave të drejtësisë, ndërsa koha, sipas tij, po punon kundër Ramës dhe zyrtarëve të lidhur me krimin e organizuar.

Basir Çollaku: Shoh diçka. Përpjekja e Ramës për të bërë show-n që pas paketës fiskale, e cila u kundërshtua nga dhoma amerikane e tregtisë. Tani vjen me një aksion ku ai bashkëpunon me biznesin amerikan duke u ofruar këtyre këtë. Dhe tjetra pra imazhi se ne me amerikanët shkojmë aq mirë që një kompani amerikane merr një biznes të madh. Ndërkohë që e pandehura Balluku ulet ngjitur me të ngarkuarën me punë, zonjën VanHornn, në këtë takim, pra edhe amerikanët nuk janë aq keq me ne për sa kohë edhe zonja është këtu. Gjithë kjo ishte një përpjekje për të ndërtuar një alibi zbutje të qëndrimit amerikan ndaj Ramës, çka u thërmua shumë shpejt nga e ngarkuara me punë në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo çfarë shihet dukshëm këtu në deklaratën e saj ka të bëjë që nga fillesa e 28 gushtit të këtij viti, kur ajo shkoi në kryeministri 20 minuta dhe la atë çfarë la, kur Vali Bizhga pastaj iku dhe kur shumë punë të tjera, Altin Dumani shkoi në Shtetet e Bashkuara më 2 dhe 3 shtator, më 7 dhe 14 shtator u takua me prokurorin e Malit të Zi dhe me prokurorin e Serbisë për krimin rajonal.

Më 27 nëntor vjen Fleming dhe shkon në SPAK.

Më 10 dhjetor vjen drejtori për Europën Qëndrore dhe sigurisht shkon vetëm në SPAK. Pra i gjithë ky aksion amerikan ka një kryefjalë, çmontim të rrjetit të trafikut të drogës. Dhe pyetja është, kush janë të lidhur me trafikun e drogës? Kryeministri i vendit. E ka konfirmuar me pritjen e anëtarit të Sinaloa, tashmë i sanksionuar nga Departamenti i Shtetit dhe i Thesarit. Me, a është i lidhur Balluku me krimin e organizuar? Po sigurisht që po, po kush i ka gjithë këta kontrata? Kush i ka të gjitha sipërmarrjet, kush i ka të gjitha bizneset të cilat nuk kanë burime të pastra financimesh siç duhet të jetë. Dhe këtu ne kemi deklarata publike të mediave botërore kur ndiq paranë, pra nga Brukseli, Belgjikë, në Francë, theksonte që ne kemi aksesuar dokumenta zyrtare që thonë Taulant Balla flet me trafikantët e drogës. Për çfarë flet ai? Për parashikimin e motit? Dhe këta janë dokumenta zyrtare të dosjeve, që Olsi Rama lëviz, që ti udhëton, qëndron, punon me trafikantët e drogës. Po sipas këtij, kësaj media të referuara dokumentave zyrtare të hetimeve të gjashtë shteteve që e kanë këtë dosje. Dhe këtu ka dhe diçka tjetër.

Në përpjekje dhe iluzionin që Rama ka se po merr kohë. Koha po punon kundër Ramës, sepse ata prokurorët dhe agjentët e BKH-së, të cilët prej dy, tre javësh janë shkëputur nga policia e shtetit nga aksioni, ka njëherë që janë të angazhuar në atë. S'ia kanë dalë duke kontrolluar, sekuestruar telefona, postë elektronike, dëshmi e njëra-tjetrën dhe vetëm trashet dosja atje. Dhe kur shkoj Rama do jetë më e gjatë se Rama dosja kur shkoj Rama atje.

Përveç kësaj, grupet e trafikut të drogës që janë edhe në qeverisje dhe unë e kam përsëritur edhe herë tjetër që atje në strukturën e posaçme, katër vitesh, por edhe pesë vitesh. Ka organizata kriminale që janë bërë biznese në Shqipëri dhe ka biznese që janë marrë me trafikun e drogës. Dua t'jua rikthej edhe njëherë vëmendjen tuaj në një fakt që e kam përsëritur, por që është pjesë e dosjeve që kanë ardhur nga partnerët dhe është në prokurorinë e posaçme. Ka kompani hidrokarburesh me shumë emër në Shqipëri. Të paktën tre prej tyre, të cilat njërën prej rrugëve të udhëtimit e kanë mbushur me kokainë. Botet e naftës janë të mbushura me kokainë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?