POLITIKE

Çollaku: Rama ushtron presion mbi drejtësinë, dosjet e AKSH-it dhe Ballukut çojnë hetimet drejt tij

Piranjat Përditësimi i fundit 11 May 2026, 19:22
Çollaku: Rama ushtron presion mbi drejtësinë, dosjet e AKSH-it

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meço në SYRI TV, hodhi akuza të forta ndaj qeverisë dhe mënyrës së funksionimit të drejtësisë, duke u shprehur se, Rama po ushtron presion mbi vendimmarrjen e prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK-ut.

Sipas tij, zhvillimet e fundit në dosjet që lidhen me AKSH-in dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku tregojnë për ‘duar të zgjatura të pushtetit’ në strukturën e posaçme, ndërsa pretendoi se hetimet për këto çështje ‘çojnë rrjedhën drejt Kryeministrisë’.

Çollaku u ndal edhe te procesi gjyqësor ndaj presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke pretenduar se trajtimi i çështjes së tij kontrollohet nga qeveria dhe jo nga institucionet e drejtësisë. Ai kritikoi gjithashtu ritmin e hetimeve të SPAK-ut për çështje që lidhen me Ballukun, duke deklaruar se opinioni publik pret veprime konkrete dhe jo vetëm zgjatje afatesh hetimore.

‘Ajo që shohim ne qartë nga gjithë këto zhvillimet e dosjeve të mëdha në strukturën e posaçme, ka të bëjë me duart e zgjatura të pushtetit aty dhe ushtrimi i ndikimit në vendimmarrje. Rama po përpiqet në ekstrem, ka vënë një digë edhe informative, por edhe presionin ndaj gjykatësve, ndaj prokurorëve, për dy çështje thelbësore, për dy organizata kriminale që e çojnë rrjedhën hetimore brenda banesës së tij, e çojnë tek bashkëshortja e tij dhe e çojnë tek Edi Rama.

Dhe janë konkretisht AKSH-i dhe Balluku. Dhe çfarë kemi si zhvillim në këto javët e fundit? Për këtë qeraxheshën e pa shtëpi, siç thotë Rama, ish-drejtoreshën e Akshit, ndryshon masa e sigurisë në detyrim paraqitje.

Dhe ne kemi ndryshim të masës së sigurisë për një anëtar të një organizate kriminale, sipas asaj çfarë SPAK-u na thotë deri tani zyrtarisht.

Leja që hetohet për diçka të gjykuar më përpara, siç tha dhe zoti Vasili, nuk ka asnjë nënshkrim, asnjë firmë gjëkundi dhe provat e deritanishme të sjella nga gjykata apo dhe prokuroria, ato çfarë janë bërë publike, pra nuk i japin sasi besueshmërie.

Rrimë edhe tek masat e sigurisë. Po ndenjur dhe, kush ishte garancia e Gjykatës së Lartë që doli në këtë masë sigurimi ish-drejtoresha e Akshit? Unë kam bindjen që nuk janë provat e sjella. Unë nuk jam as këto, natyrisht, janë elemente të ushtrimit të ndikimit të Ramës, janë të fortë. Por në ç'formë janë?

Unë kam bindjen që janë videot që posedohen nga persona të dy organizatave kriminale, qoftë nga Akshi, qoftë nga Balluku, janë materiale përgjuese dhe video kompromentuese për kryeministrin e vendit dhe oborrin e tij familjar fillimisht, pastaj shtetëror, të cilat posedohen prej tyre dhe të cilat janë mjetet e shantazhit dhe e detyrojnë Ramën të bëhet avokat agresiv në detyrë.

Dhe ajo tek, pikërisht aty do vija. Dhe ajo tek Ilir Meta. Deri tani, fjala, nga arrestimi dhe vuajtja në qeli dhe në procesin gjyqësor, le të themi, procesi i zotit Meta kontrollohet nga qeveria, jo nga drejtësia, jo nga prokuroria, jo nga gjykata. Sepse edhe vendimmarrja e tyre, por edhe, le të themi, kqyrja që kanë bërë edhe në institucionin e vuajtjes së paraburgimit, janë në ato përmasa, të gjitha veprimet dhe vendimet janë qeveritare, nuk janë gjykate. Sigurisht, nuk ka rrezikshmëri, vërehet sepse, ato që thashë, anëtarët e organizatës kriminale, njëri lirohet e shkon në shtëpi, tjetri nuk shkon në burg. Ne kemi tani, pritshmëria e opinionit publik dhe e shqiptarëve.

Tani, ne kemi me javë që presim dhe unë kam përsëritur që koha e strukturës së posaçme, po të shkuam në një kërkesë të dytë në Kuvend për Belindën Ballukun, pra arrest, por akuzë e rikualifikuar, si grup i strukturuar kriminal dhe korrupsion, me gjithë veprimet e shumta që ata kanë bërë në terren e kësaj pune.

Po tani nuk mund të rresh gjashtë muaj, s'mund të lësh edhe pesë vjet, edhe gjashtë vjet të tjera. Kjo koha e shtuar tre mujorshe e hetimit e pareflektuar me një veprim konkret. Ndërkohë që edhe këtu jemi tek grupi i strukturuar dhe organizata kriminale. Tani ne kemi dy organizata kriminale në Kryeministri që veprojnë të lira.

Dhe njerëz për vepra, le të themi, të paprovuara por edhe me akuza që janë deri tani komike sipas perceptimeve të tyre publike. Pra ka një trajtim, le të themi, unë, ka një trajtim qeveritar drejtësia në këtë moment’, u shpreh Basir Çollku ndër të tjera në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?