POLITIKE

Çollaku: Shqipëria me Ramën u kthye në një fuqi narkotike, SHBA e ka vënë në shënjestër

Piranjat Përditësimi i fundit 13 December 2025, 17:18
Çollaku: Shqipëria me Ramën u kthye në një fuqi

Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Belinda Ballukut në detyrë, duke e cilësuar atë si një akt nënshtrimi ndaj kryeministrit Edi Rama.

Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Çollaku deklaroi se Edi Rama, sipas tij, është në fazat përfundimtare për t’u vënë nën akuzë penale dhe më pas për t’u shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai theksoi se Shqipëria është shndërruar në një ‘fuqi narkotike’, duke ia atribuar këtë realitet, sipas tij, qeverisjes aktuale dhe kryeministrit Rama.

Çollaku përmendi si shembull sanksionimin e kartelit të Sinaloas dhe të ashtuquajturës familje Hysa, duke i lidhur këto raste me akuza për pastrim parash, aktivitete kazinoje dhe, sipas tij, kontakte dhe takime me kryeministrin për vijimin e këtyre bizneseve. Ai pretendoi se këto janë prova të informacionit që, sipas tij, autoritetet amerikane disponojnë dhe që do të përdoren në procedime të mëtejshme.

Sipas gazetarit, karteli i Sinaloas është një nga organizatat kriminale më të rrezikshme në botë, përgjegjëse për një pjesë të konsiderueshme të trafikut të kokainës drejt SHBA-së, ndërsa ai pretendoi se ekzistenca e degëve të tilla edhe në Shqipëri përbën një problem serioz për marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë.

‘Tani, ne, fatkeqësisht, jemi shndërruar në fuqi narkotike. Dhe Shqipëria fuqi narkotike është investimi i kësaj qeverie, i këtij kryeministri. Dhe është me raste konkrete. Sanksionimi i Sinaloas dhe i luftëtar Hysës, pra familjes së sipërmarrësve të biznesit në Shqipëri, me pastrim parash, me kazino, me vendime dhe takimet e tij me Edi Ramën, për të vazhduar këtë biznes, janë një provë edhe më e thelluar e informacionit që amerikanët e kanë, ua kanë sjellë dhe këtyre, qoftë Dumani dhe Braho më pas, mbi bazën e të cilave do të operohet dhe mos e konsideroni shaka Sinaloan, është një nga kartelet më të rrezikshme në planet.

Në planet. Që dërgon 25% të kokainës në Shtetet e Bashkuara. Dhe të kesh një degë në Tiranë. Ta kishin në Itali, Poloni, Shqipëri, në katër-pesë vende. Bashkimin Europian kjo familja Hysa, që kishte pikat. Edhe në Shqipëri dhe del dhe kryeministri. Ti ke ortak Sinaloan dhe pret të kesh partner amerikan. Zero shanse. Pra, kjo është një nga kartelet. Po sa të tjera janë? Të gjithë këta kanë një kumbar. Doni i këtyre në bashkëpunim për të pastruar paratë është kryeministri i vendit dhe ai është në shënjestrën e tyre. Nuk do t'i shërbejë asnjë lloj investimi, asnjë lloj qoke, asnjë lloj tenderi, edhe ata të pajisur me NATO. Vazhdon ky, jep para, jep para në Izrael edhe në të gjithë botën, me shpresën se do lobojnë te administrata. Ai është me damë të kuqe, ai është non-grata për administratën amerikane.

Lodhet kot, thjesht kur të shpallet. Përpara se të shkojmë te non-grata, do shkojmë te i pandehur zoti Rama.

Janë në proçedurat e fundit. Dhe jam i bindur se dje pashë një vendim që gjoja kishte bërë një këshill për të organizuar samitin e NATO-s 2027-ën. Zotëria nuk do të jetë kryeministri i pritjes së atij samiti.

Do të jetë i pandehur, në bazë të cilit në samit do thuhet se edhe në këtë vend kemi luftuar trafikun e drogës dhe kemi hequr një kryeministër të lidhur me bandat.

100%. Mandati i SPAK-ut është më i gjatë se mandati që kjo qeveri ka deri tani.

Kishte një takim dje, dje, para zoti Bardhi kishte ardhur në rrjetet sociale me zëvendësprokuroren e përgjithshme të Shteteve të Bashkuara. Prioriteti i Shteteve të Bashkuara, edhe në Shqipëri, është lufta ndaj karteleve të drogës dhe atyre që janë lidhur me të. Nuk ndryshon fjalia amerikane. Kushdo zyrtar që vjen këtu apo flet në Uashington për Shqipërinë, ka një fjali: luftë karteleve të drogës dhe atyre që janë lidhur me të.

Magazina e Sky Encro-ve që kanë marrë dhe amerikanët që vitin e shkuar, siç e kanë holandezët, francezët dhe belgët, ka xhevahire dhe thesare, një pjesë e të cilave ka kontribuar dhe në dosjen Balluku që është në hetim, që do shtohen edhe të tjera grumbull dhe edhe Rama po të jetë prokuror do marrë masë arresti për veten’, tha ndër të tjera gazetari Basir Çollaku.

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?