Opozita bllokon foltoren e Kuvendit, Peleshi e ndërpret seancën gjatë fjalës së deputetit Bido, tensione në sallë!

Tensione në sallën e Parlamentit ditën e sotme.
Gjatë punimeve plenare në Kuvend, opozita është çuar në këmbë duke kapur foltoren për një pretendim replike, teksa do fliste deputeti socialist Ardit Bido.
Me pankarat dhe thirrje, të drejtuar nga Berisha, ata u vendosën para Gardës dhe akuzuan Peleshin për shkelje të rregullores.
Deputeti Bido akuzoi opozitën për etikën dhe sjelljen e saj, duke e cilësuar edhe antikombëtare.
“Këta zotërinj këtu që guxojnë për çështjet e mëdha të kombit dhe interesin e tyre, na flasin sot në Parlament dhe na bëjnë zhurmuesin”, tha ai mes të tjerash.
Teksa nga salla dëgjohej që një prej deputetëve të opozitës (Flamur Noka) i thoshte:
Peleshi ndërhyri në këto momente teksa Bido ndërpreu fjalën e tij për shkak të zhurmës.
“Zoti Bido nuk mund ta mbajë dot fjalën e tij në këto kushte dhe ka të drejtë, ju lutem uluni”, tha ai.
Kurse Bido kritikoi kolegët opozitarë:
“Kjo është shkelje e Kodit të sjelljes kur flet kolegu juaj, kjo është shkelje e të drejtës ndaj kanë të drejtë ata protestues që ju sulmojnë juve”.
Ndërsa opozita nuk u tërhoq nga Foltorja, Peleshi ndërpreu seancën për 5 minuta pushim.
Shkak mi tensioneve u bë kërkesa për replikë nga Flamur Noka, por kryeparlamentari Peleshi i tha se “nuk mund ta shkelte rregulloren” për të.
Nga ana e saj, opozita e konsideron shqetësuese dhe të pafalshme që në Kuvend nuk flitet për protestën që po zhvillohet prej 18 ditësh në Tiranë, ku kërkohet dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe
POLITIKE
“Rama po përgatit arratisjen e Belindës drejt Greqisë”- Berisha për protestën: Qytetarët dhe rinia janë derdhur rrugëve të Shqipërisë! S’...

“Do ikni si minj”/ Berisha në Kuvend: Kini guxim dhe dilni burrërisht, të heqim me mosbesim Edi Ramën

Sot do të mbahet seanca plenare! Zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Mziu: Kadastra instrument politik në duart e Ramës, përdoret për presion dhe shantazh

Sot protesta e 19-të, mijëra qytetarë në sheshe e rrugë për largimin e qeverisë





