“Opozita ka punuar për Zgjedhoren dhe Territorialen!”/ Boçi replikon me Ballën: Unë këtu jam! Por kam hallin se ku do të jesh ti!

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar nga foltorja e Kuvendit lidhur me debatet për procedurat parlamentare dhe akuzat e mazhorancës ndaj opozitës.
Boçi deklaroi se nuk ka shmangur çështjen e votimeve dhe të “kartonave”, duke theksuar se sipas tij rëndësi kanë qëllimet dhe hapat e procedurave, jo datat formale.
Ai kërkoi që të mos krijohet panik, duke pretenduar se opozita ka qenë e angazhuar dhe ka punuar për proceset parlamentare. Boçi iu drejtua edhe kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, duke deklaruar se ai ndodhet në Kuvend pavarësisht paralajmërimeve që, sipas tij, i ishin bërë.
“Nuk e shmanga çështjen e kartonëve. Datat janë formalitet, dhe ajo që është me rëndësi, janë qëllimet dhe hapat e procedurave. Mos përhapni panik, se kemi punuar. Falë vullnetit tonë, se ju punët i latë përgjysmë, pasi ne ishim gati. Unë erdha, këtu jam se më thoshte njeri nga ju nën zë; s’do të jesh këtu. Por unë këtu jam zoti Balla, por kam hall se ku do të përfundosh ti?!”, tha ai.
Lexo edhe
POLITIKE
'Do shkurtojë edhe 20 bashki' Berisha: Rama urdhëroi pengun e tij Mazniku të veprojë në mënyrë të njëanshme...

“Nuk ta dimë adresën e saktë që të t’i sillnim pyetjet në shtëpi”/ Bardhi ironizon Peleshin: Ke deklaruar se jeton me qira, por ke vilë m...

51 ditë revoltë për dorëheqjen e Ramës/ Gjekmarkaj: Qeveri e paaftë! Shpresuat që protestat të shuhen nga vapa, por…

PS ndryshoi rendin e ditës, Këlliçi thirrje socialistëve: Thirrni ndërgjegjes, mos heshtni para halleve të shqiptarëve! Pranoni kërkesën ...

Revolta qytetare! Deputeti i PD, Strazimiri citon Marta Kos: BE kundër ligjit për Zonat e Mbrojtura!

‘Po përdor familjen për të çuar para jashtë vendit’/ Eurodeputeti paralajmëron Ramën: Do të ketë pasoja!

“Do të spastroja etnikisht Kosovën”/ Opozita propozon dënimin e thirrjeve të ministres serbe, socialistët votojnë kundër

FOTOLAJM/ Emrat e kryeministrit dhe deputetëve mbi vezë, protestuesit zbulojnë "objektivin"





