POLITIKE

Organizatë kriminale brenda SPAK-ut/ Berisha: Të gjithë ata që kanë objeksione për këtë deklaratë, u them lexoni dosjen Toyota Yaris

Piranjat Përditësimi i fundit 12 December 2025, 15:07

Organizatë kriminale brenda SPAK-ut/ Berisha: Të gjithë ata

Gjatë fjalës për mediat ditën e sotme, Berisha u ndal te qëndrimet e tij lidhur me funksionimin e SPAK-ut, duke thënë se vlerësimet e tij për këtë institucion mbështeten në dokumente dhe dosje hetimore të bëra publike ndër vite.

Lideri i opozitës përmendi dosjen e njohur si “Toyota Yaris” si një nga rastet që ngre pyetje serioze mbi mënyrën e trajtimit të çështjeve brenda institucioneve të drejtësisë.

Berisha deklaroi se materiali i kësaj dosjeje, ashtu si edhe dosjet 184 dhe 339, përmbajnë elemente që lidhen me problematika të procesit zgjedhor dhe veprime që prekin funksionimin e pluralizmit.

Duke iu referuar këtyre çështjeve, ai theksoi se opozita do të vazhdojë të mbajë qëndrimet e saj publike dhe politike, pavarësisht kostove, me argumentin se mbrojtja e interesit publik është detyrë kryesore e saj.

Deklarata e plotë:

Cilido që mendon se deklaratën për organizatë kriminale e kam politike, i kërkoj vetëm një gjë, të lexojë dosjen Toyota Yaris.
Vetëm këtë.
Ka shumë dosje të tjera, por unë po them vetëm këtë, dhe do bindet nëse ka në Skap një grup të strukturuar kriminal apo një organizatë kriminale.
Unë mund të numëroj këtu brenda Skapit të paktën pesë emra aty.
Atëherë?
Në qoftë se ti i ke të gjitha këtu, dhe ti nuk merr asnjë masë, brenda Skapit, si mund të besoj unë?
Mua nuk më mbetet gjë tjetër veçse t’u kërkoj atyre që kanë objeksion për këtë cilësim tim, lexoni atë dosje dhe më thoni kush e ka gabim.
Dhe nesër po t’i gjej një dosje këtij, absolutisht do e them.
Unë jam opozitë, do mbroj interesin publik pavarësisht nga çdo çmim.
Merr dosjet 184 dhe 339, dosje zyrtare legale të krimit monstruoz elektoral.
Çfarë t’i them unë atij?
Por ato kanë të bëjnë me themelet e pluralizmit.
Kjo është e vërteta.
Dosja Toyota Yaris fakton atë që kam thënë unë.
Ka edhe dosje të tjera që e faktojnë.
Pse ti shkon dhe merr një komisioner apo një person X, kurse Taulant Balla që bën pazarin e votave me bandën e Elbasanit, dhe e ke në dosje, nuk i thua një fjalë?
Më thuaj, a është kjo? A duhet opozita të qëndrojë?
Unë them se po.
Ne prandaj edhe qëndrojmë.

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?