Padia e deputetit të PS ndaj Berishës, gjykata pushon çështjen: Taulant Balla do paguajë edhe...

GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kreut të PD-së Sali Berishës, i cili akuzohej nga kreu i grupit parlamentar i PS-së Taulant Balla për fyerje dhe shpifje.
Vendimi i GJKKO
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
Viktima akuzuese Taulant Balla më datë 16.04.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvajtjeve penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, të kryera botërisht në dëm të viktimës akuzuese Taulant Balla, parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.
2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka, me vendimin nr. 67, datë 21.09.2026, vendosi:
1. Pushimin e gjykimit të çështjes Nr.Regj.111, datë regjistrimi 16.04.2026, me viktimë akuzuese Taulant Balla, i akuzuar Sali Berisha.
2. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të viktimës akuzuese.
3. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Lexo edhe
POLITIKE
Narko- eurot në investime strategjike/ Zhupa: Të thuash s'ka ligje me porosi është s'i të thotë s'quhem Taulant

Këlliçi: Kemi qeveri kriminale! Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës. Mekanizmi KAYO, edhe në shëndetësi e energjetikë

Rama thërret në tryezë "drejtësinë", më 28 shtator diskutohet mekanizmi i pagave

Forumi i IDU, Berisha gati të udhëtojë sërish në SHBA

Eurodeputetja Wiseler Lima kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut!





