POLITIKE

Paloka: Rama nuk u duhet më as padronëve të tij të vjetër

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Shtator 2026, 09:26

Paloka: Rama nuk u duhet më as padronëve të tij të

Një analizë e thellë e zhvillimeve të fundit politike zbulon një prapaskenë të errët që përfshin nivelet më të larta të qeverisë shqiptare dhe miliarderët globalë si rrjeti i familjes Soros, në një përplasje të hapur me figurat e politikës amerikane si Donald Trump. Sipas diskutimeve më të fundit në sferën publike, ngrihen dyshime të forta mbi një trekëndësh interesash ku pushteti dhe intrigat ndërkombëtare kryqëzohen në mënyrë të rrezikshme.

Në thelb të kësaj intrige politike shtrohet pyetja nëse kryeministri shqiptar ka tentuar të tradhtojë aleatët e tij të vjetër për t'u afruar me kampin e Trump, apo nëse i gjithë ky skenar është një kurth i mirëmenduar nga vetë perandoria Soros. Ngjarjet sugjerojnë se fillimisht u duk sikur kreu i qeverisë, duke nuhatur ndryshimin e erërave të pushtetit në arenën globale, u përpoq t'i kthente shpinën rrjetit që e financoi dhe e promovoi ndër vite, për t'u lidhur me rrethin e ngushtë të ish-presidentit amerikan, përfshirë Jared Kushner.

Gjatë një interviste në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv deputeti democrat Edi Paloka tha se, situata mori një kthesë të papritur kur këto lëvizje filluan të përdoren mediatikisht pikërisht kundër kandidatit republikan në SHBA. Kjo ngre dyshimin e arsyeshëm se kryeministri mund të jetë përdorur, me ose pa dijeninë e tij, nga Alex Soros për të futur kundërshtarët në një grackë politike. Ky narrativ po shfaqet masivisht në mediat e mëdha ndërkombëtare, të cilat shpesh janë të lidhura me influencën e këtij rrjeti.

Por loja me kokat e botës sjell pasoja të pashmangshme. Analizat paralajmërojnë se kreu i qeverisë shqiptare po përballet me realitetin e hidhur se nuk i duhet më as padronëve të tij të vjetër. Fakti që ai mund të jetë drejt braktisjes nga rrjeti që e krijoi, përbën goditjen më të madhe dhe frikën më të thellë për të. Mbetet për t'u parë se si do të zbardhen këto fije të ngatërruara interesash, por një gjë është e sigurt: koha e lojërave të dyfishta ndërkombëtare duket se po shkon drejt një fundi me kosto të lartë.

Flavio Qarri: Kryeministri ia doli të krijonte marrëdhënie, madje u bë edhe dado për vajzën e presidentit, e tha dhe në parlament që nuk shkova as në Davos, ku e priste Alex Soros sepse më mori presidenti, më tha ma shih çik gocën, se do shkojnë në Zvërnec dhe vlonjatët janë të rrezikshëm kështu që rri ti me truprojat e tu para e mbrapa. Tani kjo histori, kjo treshe Trump, Soros, Rama, në vlerësimin tuaj, është Soros që e ka përdorur Ramën për t'i prishur punë Trump dhe këtë do e shohim deri nga mesi i nëntorit ku të jenë zgjedhjet e mesmandatit, apo si shkoi kjo histori? Apo Rama tentoi ta tradhtonte Soros-in me Trump, por Soros është pronari dhe nuk e lë të bëjë xhap? Këtu jemi pak të paqartë besoj, e them këtë në emër të publikut se për shkak edhe të teorive që kanë ngelur nuk e sqarojmë dot këtë pozicionim.

Edi Paloka: Atëherë po përpiqem të flas sa më shkurt se e nisa me historinë e Soros në Shqipëri për...

Flavio Qarri: Se ju kanë akuzuar edhe juve që e keni sjellë ju Sorosin në Shqipëri, besoj i ke ndjekur postimet.

Edi Paloka: Këtë ka thënë, e ka sjellë Berisha, domethënë në fakt tjetërkush ka firmos dhe ka dalë tashmë e qartë që ka qenë një...

Flavio Qarri: Po, mund ta rithemi.

Edi Paloka: Ka qenë një kryeministër socialist që ka firmosur për futjen e shoqërisë së hapur në atë kohë, që ishte si të thuash bërthama e gjithë atij rrjeti që u krijua më pas e Sorosit në Shqipëri. Pra nuk ka lidhje, e ka takuar dhe Berisha dhe ja thashë, edhe ne si gazetarë në atë kohë ai krijoi disa fondacione që ndihmonte gazetarët, në atë kohë kemi shkuar edhe jashtë madje me fondet e tij e të tjerë. Po si funksiononte ai, domethënë si funksionon ky rekrutimi. Meqë ma the do ta them dhe këtë. Sorosi teston, në të gjithë rrjetin e atyre njerëzve që ai mendon që mund të kenë një të ardhme në politikë, në media apo në jetën tjetër sociale. Teston gazetarë, politikanë, dhe për të gjetur ata që i duhen tamam, për të rekrutuar ata që do t'i duhet t'i përdorë, ai gërmon në fundin e kazanit të plehrave njerëzore. Aty në fund të këtij kazani të plehrave njerëzore i gjen. Edhe ata që duhet të përdorë pastaj, edhe po t'i shohësh të gjithë këta janë një model. Rama, Veliaj edhe i gjithë grupi që janë njësoj. Janë si t'i marrësh shabllon domethënë dhe t'i vësh, sepse ashtu i rekruton ai, thashë, gërmon fundin e kazanit të plehrave njerëzore për të gjetur këta që pastaj i promovon, i financon dhe na i vë në krye që të na drejtojnë siç po e bëjnë prej vitesh.

Të kthehemi tek pyetja direkte e jotja. Çfarë po ndodh sot? Unë thashë që në fillim ka disa pikëpyetje, domethënë mund të jenë disa variante, pa hyrë fare në teori konspirative. Duke njohur Ramën, njeri që përdridhet në çdo moment për interesat e tij, është i gjati domethënë, e kam parë vetë në situata kur ka nevojë për ty të kthehet të jep barkas, në momentin që ndihet i fortë të shkel me këmbë, po i njëjti njeri. Pra, duke njohur Ramën, të dyja variantet janë të mundshme. Për mua më e mundshmja është kjo, që Rama duke parë që po ndryshonte pushteti, tentoi t'i kthente shpinën Sorosit dhe të lidhej me Trumpin. Për mua ky variant është më i qëndrueshmi. Duke parë pastaj si u zhvilluan ngjarjet, që e gjithë kjo u kthye, u përdor kundër Trumpit, sigurisht lind edhe dyshimi, duke njohur thashë dhe njëherë edhe Ramën edhe Alex Sorosin, lind edhe dyshimi që këtu të ketë një lloj bashkëpunimi për ta futur në një farë mënyre Trumpin në një kurth politik dhe për ta shfaqur ashtu siç po shfaqet në fakt në të gjitha mediat më të rëndësishme të të majtës botërore që kontrollohen nga Soros, duke filluar nga CNN, një nga mediat më të rëndësishme të botës. Pra të dyja variantet mund të jenë. Se si janë pastaj, a janë përzier fijet, se sa ka arritur Rama ta bindë Alexin dhe sa Alexi arrin ta kontrollojë Ramën, po janë, duhet pritur dhe ca kohë për të dalë në konkluzione. Një moment janë zgjedhjet sigurisht të mesmandatit që janë në Shtetet e Bashkuara, por duhen parë dhe lëvizje të tjera. Rama, e kam thënë dhe një herë tjetër mbase edhe tek ju, më fal për shprehjen se jemi dhe në mëngjes po Rama mbase mendon që është ndonjë bir kurve aq i zoti që mund të përdridhet domethënë nga Alex Soros te Kushner, te Trumpi, nga Netanyahu te Erdogani, mund t'i mbajë marrëdhëniet mirë dhe me Europën dhe me Amerikën.

Pra ky edhe mund ta ketë këtë degëzim, se e njohim edhe për këtë, e mendon veten si politikan të madh, si lojtar shahu, ka qejf ta thotë herë pas here, megjithëse jemi të bindur që edhe në shah është fushë si në çdo gjë tjetër. Por nuk mund t'i bësh këto lojëra me kokat e botës. Pra, ose ai mendon këtë dhe e ka bërë këtë lojë i bindur që do të arrijë të qëndrojë në sipërfaqe dhe sigurisht do të marrë pasojat nga të gjithë bashkë pastaj. Ose varianti i fundit është ky që... thashë, duke parë ngjarjet si shkojnë, mund të jetë i përdorur nga Alex Soros, sepse edhe siç e njohim ne, e njeh ai edhe më mirë. Mund t'ia dijë dhe këto veset e këtij domethënë, faktin që përdridhet sipas pushtetit dhe mund edhe ta ketë përdorur ai pa dijeninë e tij. Ajo që është mendoj te gjërat e sigurta ose pothuajse të sigurta është që Rama nuk i duhet më as padronit të tij. Dhe kjo e ka trembur Ramën dhe e ka tronditur më shumë se çdo gjë tjetër. Fakti, dhe e ka shprehur. Fakti që padroni i tij Soros ka vendosur ta lëshojë, është ajo që e tremb Ramën më shumë sepse e di se çfarë është në gjendje të bëjë një monstër diabolike si Soros. Dhe kjo ulja në gjunjë është bërë me kërkesë të Ramës apo të Alex Sorosit, nuk di ta them. Thashë ka pikëpyetje që sigurisht do të zbardhen më vonë në varësi të zhvillimeve që do të ketë.

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës