Dita e 16-të e protestës/ Studentët pas marshimit në kryeqytet, rikthehen te Ministria e Arsimit
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta studentore në kryeqytet ka shënuar sot ditën e saj të 16-të. Edhe sot studentët kanë marshuar në kryeqytet me ...
Protesta e studentëve vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku pjesëmarrësit kanë marshuar në disa nga rru...
Autoriteti tatimor i Hungarisë ka bastisur disa lokacione dhe ka bërë arrestime. Bastisjet erdhën pas një raporti të 25 gushtit t&...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar ashpër pas vendimit të SPAK për t’i komunikuar ish zëvendëskryem...
Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri, Michel Tarran, ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara në Tiranë dhe qytete t&e...
Studentët që prej ditësh janë përfshirë në protestat kundër qeverisë kanë vijuar lëvizjen në ambien...
Pas qëndrimit për gati dy orë para ministrise se Arsimit, studentët e Mjekësisë, të mbështetur edhe nga pedagogët ...
Zonat malore në qarkun e Kukësit po përjetojnë kushte klimaterike dimërore, ndonëse jemi ende në fund të muajit tetor. ...
Kim Kardashian ka rrëfyer se kishte dyshime përpara martesës me ish-basketbollistin e NBA-së, Kris Humphries, por vendosi të vaz...
Studentët në Universitetin e Korçës kanë vijuar bojkotin e mësimit, në mbështetje të protestës studentore e ...
Qeveria i ka vënë vetes një objektiv ambicioz: të “pajtohet” me biznesin. Dhe këtë pajtim kërkon ta arrijë përmes një nisme të re që e ka quajtur Paqja Fiskale, në formën e një lloj marrëveshjeje të madhe kombëtare ku, sipas narrativës zyrtare, bizneset do të çlirohen nga ngarkesat e së kaluarës, duke nisur një kapitull të ri me shtetin.
Në teori, një ide paqtuese. Në praktikë, një burim i ri tensioni.
Përtej emrit të butë, nisma ka ndezur një debat të fortë, fillimisht nga institucionet ndërkombëtare, si FMN-ja, e cila paralajmëroi qartë rreziqet për sistemin fiskal dhe për kulturën e respektimit të ligjit.
Dhe së fundmi, kundërshtimi ka ardhur nga vetë komuniteti i biznesit, me Dhomën Amerikane të Tregtisë që ka artikuluar publikisht shqetësime të thella mbi atë që e sheh si një hap të gabuar dhe potencialisht të rrezikshëm.
Analiza e Dhomës Amerikane e Tregtisë është ndoshta kundërshtimi më i fortë institucional deri më sot. Argumenti kryesor lidhet me rrezikun që Paqja Fiskale të shndërrohet në një mekanizëm për të legalizuar kapital me origjinë të dyshimtë.
Duke u ofruar subjekteve që kanë shkelur rregullat një shteg të ri për të hyrë në sistem me penalitete minimale dhe pa pasur garanci për burimin real të fondeve, nisma, sipas Dhomës, rrezikon të nxisë pastrimin e parave dhe të krijojë një mjedis ku ndershmëria tatimore shpërblehet më pak se mosbindja.
Po aq shqetësuese është pasoja e drejtpërdrejtë në kulturën e biznesit: një sinjal se rregullat janë relative, se shkelja mund të kompensohet më vonë me një “paqësim” dhe se barazia para ligjit është elastike.
Kjo dëmton konkurrencën, penalizon sipërmarrjet që kanë respektuar rregullat dhe ul besueshmërinë e vetë sistemit fiskal. Në një ekonomi që ka ende sfida të mëdha me informalitetin, çdo politikë që perceptohet si një dritare artificiale për të shmangur përgjegjësitë përkeqëson më tej problemin.
Ky është thelbi i kritikës: Paqja Fiskale nuk është një akt pajtimi me biznesin, por një shkëputje nga parimet themelore të drejtësisë fiskale. Dhe nëse vetë komuniteti që qeveria thotë se kërkon të ketë “paqtuar” është ndër më kritikët, atëherë diçka në këtë nismë nuk funksionon.
Sepse paqja, ajo e vërteta dhe e qëndrueshmja, nuk arrihet me falje të radhës, me skema të përkohshme apo me ndërhyrje që krijojnë shtigje për favorizime.
Nuk arrihet me politika që e bëjnë sistemin edhe më të pabarabartë sesa është sot. Aq më pak arrihet me nisma që lënë hapësira për dyshime nëse mund të përdoren për të futur në sistem para të padeklaruara, apo kapital me origjinë të paqartë.
Paqja Fiskale arrihet ndryshe: me një sistem të thjeshtë dhe të qëndrueshëm, që nuk ndryshon çdo vit; me barazi rregullash për të gjithë; me konkurrencë të pastër dhe ligj që zbatohet njësoj; me politika të parashikueshme që krijojnë besim, jo mjegull.
Përndryshe, rrezikojmë që paqja të bëhet vetëm një emër i ri për të njëjtën histori të vjetër: atë të amnistive të dështuara, të tentativave për t’i ndarë fituesit nga humbësit me ndërhyrje fiskale të momentit.
Në fund, një paqe e tillë nuk sjell qetësi; sjell më shumë pasiguri. Nuk krijon rend; krijon hije.
Dhe kështu, “paqja” që duhet të sillte paqtim, rrezikon të përfundojë si një armëpushim fiskal që i jep më shumë kohë problemit, por nuk e zgjidh.
Nëse nuk ndryshon qasja, vendi rrezikon të hyjë në një cikël ku çdo vit kërkohet një paqe e re, sepse e vjetra nuk do të sjellë kurrë qetësi.
Kjo është arsyeja pse sot nevojitet më pak retorikë dhe më shumë rregull. Më pak amnisti dhe më shumë drejtësi. Më pak dritare përjashtimesh dhe më shumë transparencë.
Në “Lufta dhe Paqja”, Tolstoi tregon se pa drejtësi dhe qartësi, paqja është thjesht një pushim mes betejave, jo fundi i tyre.
Pa një sistem fiskal të drejtë, “Paqja” jonë Fiskale rrezikon të jetë si ato kapitujt e qetë në librin e famshëm, një frymëmarrje e shkurtër para kapitullit tjetër të trazuar.
Me gjithë kundërshtimet e forta nga institucionet ndërkombëtare dhe komuniteti i biznesit, ligji u miratua; dhe kështu, në vend të paqes, qeveria vulosi një padrejtësi të re ndaj taksapaguesve të rregullt, të cilët, edhe këtë herë, paguajnë faturën e korrektesës së tyre./ Monitor
Pedagogia dhe studiuesja e financës, Ingrid Konomi (Prof. Asoc. Dr.), është zyrtarisht një nga kandidaturat për Këshillin Mbik&eum...
Kryetari i Partisë Demokratike, ka reaguar pas terrorit policor ndaj protestuesve tek kryeministria, të cilët paqësisht janë mbledhur p...
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së Partisë Demokratike, e zhvilluar pa praninë e mediave, janë zhvilluar diskutime të f...
Agron Gjekmarkaj i ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i nënkryetarit të Partisë Demokratike kryetarit të saj, Sali Ber...
Në shkrimin e publikuar sot në Fox News ish ambasadori i Shqipërisë në Washington tha se rasti i Ballukut tregon se "qeveria ...
Departamenti amerikan i Shtetit ka refuzuar deri më tani të komentojë mbi një krizë korrupsioni në rritje që po përfshin...
Kryeministri Edi Rama u ankua pak ditë më parë se pezullimi nga detyra i zëvendëses së tij, Belinda Balluku, e akuzuar për af...
Ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Mbledhja është zhvilluar me debate të forta mes sekretarit të...
Gazetari Basir Çollaku, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV, ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rikthimin e Beli...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi në mbledhjen e kryesisë se opozita ka vetëm një rrugë veprimi, atë t&eum...