Paradite protestë para Parlamentit, pasdite para Kryeministrisë! Dorëheqje e panegociueshme e Ramës!

Revolta qytetare kundër qeverisë vazhdon prej 32 ditësh duke dëshmuar se do të jenë gjithnjë e më shumë në shesh deri në dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Me pankarta, thirrje dhe marshime në rrugët e kryeqytetit, qytetarë, studentë, aktivistë dhe pensionistë kërkuan edhe mbrëmë largimin e tij dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
Protestuesit paralajmëruan përshkallëzim të aksionit, përfshirë bllokimin e pikave kyçe të Tiranës ndërkohë që me 4 korrik do të jetë protesta më e fuqishme e gjithë shqiptarisë.
Organizatorët deklaruan se protestat do të vazhdojnë deri në përmbushjen e kërkesës për largimin e Edi Ramës, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë masivisht në protestën e sotme. Ata paralajmëruan se me 4 korrik, ditën e pavarësisë së Amerikës do të jetë protesta me fuqishme e shqiptarisë. Aktivistët lajmëruan gjatë protestës së mbrëmshme se do mblidhen sërish sot te parlamenti për të ndaluar deputetët të futen në seancën plenare. Seanca e radhës zhvillohet në ora 10:00.
Një prej aktivistëve i bëri thirrje policisë së shtetit të ketë kujdes dhe të mos prekë me dorë qytetarët protestues.
Lexo edhe
POLITIKE
Sot kuvend/ Zbardhet axhenda! Protestuesit paralajmërojnë: Të pengojmë deputetët

Ikën Paloka, Julia Emiri zgjidhet kryetare e Këshillit Kombëtar të PD-së

“Rama nuk e ha vitin”, paralajmëron gazetari Koka: Qeveria nuk mund të zgjasë më shumë se 6 muaj

“Shqipëria po luan me zjarrin”/ The Guardian: Anëtarësimi në BE është në rrezik

NATO konfirmon se i ka dërguar një “mesazh të fortë” Tiranës: Nuk mund ta humbasësh rolin e mikpritësit të samitit

Protestat në Shqipëri shkojnë në Parlamentin Europian, Lëvizja ‘5 Yjet’ kërkon debat dhe rezolutë

Maturantët e Pogradecit brohorasin: Rama jep dorëheqjen

FOTOLAJM - 'Game Over!' 'Rama 'personi më i urryer në Shqipëri' në shkallët e Kryeministrisë





