POLITIKE

‘Paratë e shqiptarëve trajtohen si buxhet personal i Ramës’, Këlliçi: Aferat korruptive sa vijnë dhe thellohen

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Gusht 2026, 17:40
‘Paratë e shqiptarëve trajtohen si buxhet personal i

Teksa qytetarët shqiptarë po përballen me një realitet gjithnjë e më të ashpër, skandalet qeveritare dhe korrupsioni kanë zëvendësuar qetësinë që pritej gjatë periudhës së verës.

I ftuar në edicionin e pasdites në Ssyri Tv nën moderimin e Armela Ferkos, nën kryetari i PD, Belind Këlliçi u shpreh se taksat e qytetarëve po trajtohen si një pasuri personale nga ana e kreut të qeverisë, ndërsa kulmin sipas tij, Rama e arriti me shpenzimin absurd prej 4.3 milionë eurosh të destinuara për një koncert të reperit Kanye West, me justifikimin e përmirësimit të imazhit të vendit.

Këlliçi u ndal edhe te protesta që po mbahet në bulevard prej 79 ditësh, duke shtuar se, zyrtarë të lartë policorë me të shkuar të dyshimtë dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë po përdoren si mekanizma për të shtypur zërin e protestuesve dhe për t'i bullizuar ata publikisht, pa treguar asnjë lloj reflektimi mbi kërkesat e drejta që lidhen me ligjin e investitorëve strategjikë apo zonat e mbrojtura.

Në anën tjetër, nënkryetari i PD tha se vihet re një krizë e thellë në sistemin e drejtësisë. Sipas tij, kreu i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, vazhdon të qëndrojë në detyrë përtej afateve ligjore, duke u shfaqur në festat partiake krah kryeministrit, për të dhënë mesazhe sfiduese ndaj atyre që i kërkojnë llogari.

Ky institucion, theksoi Këlliçi, po kthehet në një mur mbrojtës për zyrtarët e lartë të akuzuar për korrupsion, ku pavarësisht dokumentimit të imtësishëm dhe dorëzimit të provave shkresore, institucionet e drejtësisë mbeten të heshtura, duke i lënë shqiptarët të presin me vite të tëra për të gjetur një të drejtë të munguar, në një shtet ku pandëshkueshmëria e pushtetarëve thellohet çdo ditë.

Po të shohësh edhe gjatë verës, kur do të duhej të jetë një periudhë qetësie, një periudhë pauze, kur edhe qytetarët do të duhej të kenë mundësinë të kalojnë më shumë kohë me familjet, të pushojnë, për shkak se jetesa në Shqipëri çdo vit e më shumë për fatin tonë të keq bëhet edhe më e vështirë, skandalet nuk kanë patur të sosur dhe çdo ditë që kalon, për fat të keq lajmet e kronikës, pasiguria në vend, revanshi që krimi ka marrë ndaj qytetarëve, skandalet korruptive nuk kanë të mbaruar. Pra po të marrësh çdo javë dhe të bësh një bilanc në fund të një jave për javën që është mbyllur pas, të vjen keq që po të shohësh që nga java në javë aferat korruptive vijnë edhe thellohen. Paratë e shqiptarëve, çdo ditë shqiptarët marrin vesh që paratë e tyre trajtohen si një buxhet personal, si një pasuri personale e kryeministrit. Të vjen keq që do të duhet të presësh... do të duhet të presësh shirat e rrëmbyeshëm në mënyrë që të shuhen zjarret e tmerrshme që kanë pushtuar vendin nga jugu në veri, në mënyrë që të sigurohet prona dhe jeta e qytetarëve.

Por ndërkohë, nga fondi i emergjencave civile, sikur Edi Rama të mos kishte marrë vetëm në rastin e fundit 4.3 milionë eurot që i dha Kanye West-it, që për turpin tonë kur doli dhe e justifikoi këtë veprim të tij, pra sikur nxori portofolin nga xhepi dhe 4.3 milionë euro vendosi t'ia jepte për të bërë një koncert Kanye Ëest, u shpreh që këtë e bëri për të mbrojtur imazhin e Shqipërisë. Një vendimmarrje qesharake, kur ndërkohë në Kazakistan është anulluar para një jave dhe nuk kanë ndonjë turp, madje janë krenarë kazakët që sigurisht kanë mbrojtur interesin e tyre, kanë mbrojtur paratë e tyre publike. Dhe ne nuk jemi as në nivelin e Kazakistanit. Me një kryeministër që çdo ditë e më shumë i ngjan Boratit, personazhit të famshëm që vinte nga Kazakistani, në atë filmin komedi të jashtëzakonshëm të Sacha Baron Cohen të Hollywood-it. Është një kryeministër i dalë boje. Është një kryeministër që çdo ditë e më shumë turpëron, jo vetëm karrigen e tij, por për fatin tonë të keq turpëron vendin tonë, turpëron Shqipërinë dhe është zhytur thellë në analet e historisë vetëm për keq. Ky është problemi madhor që kanë sot qytetarët shqiptarë.

Ndërkohë që ke një protestë konstante prej 79 ditësh sot, që vijon të mbahet e gjallë, e fortë, aktive, me mesazhe, me një energji të jashtëzakonshme dhe e paprecedentë. Domethënë, kjo protestë kaq e gjatë e përditshme, e pandalshme, është një protestë e paprecedentë. Kemi patur ne protestën para Bashkisë Tiranë, e kemi pas bërë një herë në javë, për 44 javë dhe ajo ka patur një rekord, por kjo është e përditshme dhe është edhe gjatë ditëve të nxehta të gushtit, korrikut. Dhe ju shihni vetë tentativat e Edi Ramës nga ana tjetër, jo vetëm përmes të besuarit të tij, se këtë dua ta bëj publik, më është kërkuar edhe në burime të ndryshme, përmes besmir Qibinit, një nga mercenarët e parë në Policinë e Shtetit, që Edi Rama përmes Saimir Tahirit e katapultoi fillimisht në Komisariatin e Kavajës në vitin 2013 mos gaboj, që për herë të parë hynë edhe rekordet kriminale, u thelluan në Kavajë. Edhe grupet kriminale morën revansh, u intensifikua edhe trafiku i drogës e të tjerë e të tjerë. Ky individ sot është personi i ngarkuar, mos gaboj është shef i komisariatit numër tre, për të goditur, për të dhunuar protestuesit, për të intimiduar protestuesit paqësorë dhe për të shtypur protestën që është në ditën e 79-të.

Por ky nuk është i vetmi. Edi Rama nuk ka lënë mekanizëm, nuk ka lënë figurë qesharake edhe në kabinetin e tij. Blendi Gonxhja. Një njeri që është totalisht i papunë sot, një njeri që të vetmen punë që ka, hyn dhe komenton dhe shan, tallet, bullizon, fyen komentuesit që i komentojnë mendime të ndryshme, ata që mendojnë ndryshe nga Gonxhja apo nga kryeministri Rama. Kështu që Edi Rama nuk po lë levë, nuk po lë mekanizëm, nuk po lë goditje mediatike, nuk po lë ushtarët e tij politikë, mos harroni këtu ka pushuar së funksionuari për dy javë parlamenti, po deri para dy javësh ju kishit Taulant Ballën, që në çdo fjalë të tij për ditë sulmonte dhe anatemone protestuesit në shesh. Pra merreshin me protestuesit kur ndërkohë asnjëherë ti nuk e ke parë këtë qeveri, këtë kryeministër, këtë kabinet të ulet dhe të thotë, ore nga këto kërkesat që kanë këta protestuesit, a mos kanë ndonjë gjë që këta kanë të drejtë, apo a mos kemi ne ndonjë faj tonin, ose a mos ka ardhur momenti për të reflektuar dhe për të patur mundësinë edhe ne për të bërë një hap pas?

Sepse të gjitha ato kërkesa, që në fakt rezonojnë plotësisht me betejat publike më të forta të Partisë Demokratike, që nga ligji për investitorët strategjikë, u bë 5 vite që nuk pushon Partia Demokratike duke folur për këtë çështje, që nga ligji për trashëgiminë kulturore, që nga ligji për zonat e mbrojtura. Partia Demokratike përmes deputetes Ina Zhupa e ka çuar në Gjykatë Kushtetuese edhe të lartë, dhe Partia Demokratike nuk ka rreshtur së foluri për këto problematika, as edhe një moment për të mbrojtur interesin e qytetarëve, dhe ndërkohë na vjen mirë që ajo protestë i ka në fokus të saj kryesor këto çështje, por nga ana tjetër, ti nuk sheh asnjë reflektim, dhe shqiptarët e gjejnë veten përballë një qeverisjeje që sigurisht, as nuk i ka në rrefene qytetarët, dhe nuk i dëgjon. Dhe nga ana tjetër, mua më vjen keq për ta thënë me një drejtësi të kapur.

Tani ke drejtësia dhe këtu dua ta lidh edhe me disa afera të tjera, edhe me aferën e Olsi Ramës sepse institucionet nuk kthejnë përgjigje. U bë 3 javë që ne kemi publikuar një mega aferë së bashku me zotin Berisha, ku kemi faktuar përfshirjen drejtpërdrejt të vëllait të kryeministrit me prestanomet e tij, me Genti Hakën dhe persona të tjerë, tek biznesi i lojërave të fatit, tek kazinoja në stadiumin Air Albania, që dhe vetë dhënia e lejes për kazino në atë ambient që nuk është pjesë e hotelit, është dhënë në shkelje. Kemi faktuar lidhjen, konfliktin e interesit, kemi faktuar një rast unik në botë, ku një pronë është marrë për 320 mijë euro, dhe për 50 ditë është rivlerësuar në vlerën 26 milionë euro. Kemi faktuar skemën se si gjysma e kësaj prone është përdorur për të marrë liçensën, për të transferuar aksionet e pronarit të liçensës së kazinosë në Air Albania, dhe këto institucione, për shembull Sokol Sadushi që duhet të ishte i shqetësuar për këtë, prokurori e posaçme, institucionet e drejtësisë, në vend që të ishin personat që garantojnë drejtësinë për qytetarët shqiptarë, sigurisht, dalin në këto aktivitete jo vetëm për të dalë në krah të kryeministrit. Ajo foto ka një simbolikë shumë të fortë. Njerëzit nuk e dinë. Sot është data 17 gusht. Jemi vetëm 60 ditë para datës së zgjedhjeve që duhet të mbahen në Gjykatën e Lartë.

Dhe ligji e ka, që 60 ditë para datës së zgjedhjeve, kryetari i gjykatës, në këtë rast Sokol Sadushi, ushtari i Edi Ramës këtu, që shpeshherë e kemi parë edhe me shall pionieri të kuq në qafë, duke festuar në datat e rëndësishme të partisë komuniste, duhet të kishte shpallur thotë vakancën për pozicionin e tij. Por çfarë ka ndodhur? Duke qenë se Sokol Sadushi është zgjedhur kryetar i Gjykatës së Lartë në datë 17 tetor të vitit 2023, mandatin e ka tre vjeçar, pa të drejtë rikandidimi. Ai sot do të duhej të kishte shpallur vakancën dhe nga dita e sotme do duhej të kishte pushuar së qeni normalisht, duhet të ishte honorifik, deri në datë 17 tetor, si kryetar i Gjykatës së Lartë. Po pse e bën këtë? Ai del në krah të Edi Ramës për të dhënë një mesazh të qartë, që unë kam mbështetjen e kryeministrit, dhe vijon ta shtyjë me procedurë, vijon të shtyjë jetëgjatësinë e tij në atë funksion, sepse sot nuk ka qytetar të Republikës së Shqipërisë që nuk e di që Sokol Sadushi me nismën e tij të pak muajve më parë sot është kthyer në avokatin më të madh të zyrtarëve të korruptuar. Njeriu që po bën betejën për të liruar Erion Veliajn nga burgu është Sokol Sadushi. Dhe këtë e di çdo qytetar shqiptar, këtë e dinë politikanët, këtë e dinë ambasadat.

 

Artikuj te sugjeruar

video

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve

Për mediat dhe fëmijët

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 12

Muzikanti i rruges “vjedh” koleget. Banka e fundit

Dajak për 50 metra rrugë në Dibër, kushërinjtë në ’luftë’ për pronën.

Fisnik Syla, “BAMIRËS” apo shantazhues

A janë "idiotë "shqiptarët e Maqedonisë së Veriut? Çfarë do të thoshte Arbën Xhaferraj?

Presidenti i FSHP reagon për deklaratat e Erkand Qerimaj: Lajthita atëherë, tani kam reflektuar

Nga jetimorja te humbja e kujdestarisë. Rrëfen nëna që kërkon bashkimin me vajzën pas 13 vitesh

Tigrat e Vlorës: energjia që prodhohet 6 herë më shtrenjtë se sa shitet.

Skandali i zhytjes së pallateve në Durrës Marina / Ndërhyn IKMT.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 11

Dhjetëra punonjës fasonerie pa marrë pagat: Blerimi mori lekët dhe u zhduk! Pronari premton zgjidhje

Hapet filial i bankës turke në “zemër” të Bllokut, reklamat vendosen pa leje

Energji për brezin tim

Nga ‘Viola’ tek Dorina: Si përfundoi në borxh një histori dashurie në distancë

Firma “Trade Minerals Al” po shkatërron mjedisin dhe infrastrukturën e fshatit Gjegjan në Kukës

SOCIALE 6 Gusht17:27

Tre vite pa fondet IPARD në bujqësi

Në fillim të vitit, ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se fondet e programit IPARD III do të hapeshin brenda gjashtëmujor...