Partia Demokratike Evropiane në Bruksel i bën thirrje Ramës të dëgjojë protestat në rrugë

Ditën e djeshme në Tiranë u mbajt protesta e 14-të teksa qindra mijëra shqiptarë kërkojnë largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit.
Ndërkohë në një reagim në rrjetet sociale, Partia Demokratike Evropiane në Bruksel ka reaguar lidhur me protestat masive duke i bërë thirrje kreut të qeverisë të dëgjojë qytetarët, ndërsa i kujtojnë atij si “Evropa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë pazari apo institucionet si pronë private”.
Sipas reagimit të PDE, protesta nuk është “anti-progres”, por demokraci që po kryen funksionin e saj.
“Mbrëmë, sheshet e Shqipërisë u mbushën sërish: qytetarët u mobilizuan për të mbrojtur tokën e mbrojtur, transparencën dhe llogaridhënien publike nga marrëveshjet e errëta të zhvillimeve luksoze. Kjo nuk është “anti‑progres”.
Është demokracia që bën punën e saj. Dhe Edi Rama duhet të dëgjojë me kujdes: Europa nuk ndërtohet duke e trajtuar natyrën si monedhë shkëmbimi apo institucionet si sportel privat.
Nëse Shqipëria dëshiron Europën, duhet të zgjedhë të drejtat mbi shkurtoret, qytetarët mbi betonin dhe sundimin e ligjit mbi pushtetin.
Lexo edhe
POLITIKE
Protestat masive për largimin e Ramës, eurodeputeti bullgar: Duhet të dëgjohet zëri i qytetarëve

Gazeta gjermane jehonë protestave për largimin e Ramës, ZDF: Shqiptarët mblidhen çdo ditë para kryeministrisë

“Ju erdhi fundi”/ Emigrantët shqiptarë protestë në Berlin kundër Ramës

Shqiptarët mbushin sheshin në Vjenë: Rama jep dorëheqjen

Rama sulmoi protestuesit/ Reagon Berisha: 200 mijë shqiptarë protestuan mbrëmë kundër teje, dorëhiqu! Lëvizja do largojë qeverinë e korru...

Erion Braçe: Vendi nuk po qeveriset për shkak të protestave

Rama fyen dhe sulmon protestuesit: Hajvanë! Po dëmtojnë turizmin

“Rama jep dorëheqjen”- Sot protesta e 15-të, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e kryeministrit: Revolucion! Shqipëri e re





