Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

“Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi një piramidë mashtrimi, nuk ka asnjë shkelje ligjore. Ja pse është thirrur Bamir Topi

P
Piranjat20 July 2026, 11:06 · 4 min lexim
“Partizani”, Berisha: Procesi është ndërtuar mbi

Në ditën e nisjes së gjyqit të themelit për dosjen “Partizani”, ish-kryeministri Sali Berisha ka mohuar akuzat e ngritura nga SPAK dhe ka deklaruar se procesi ndaj tij është i bazuar, sipas tij, në falsifikime dhe mashtrime.

I pyetur për dëshminë e ish-presidentit Bamir Topi, i cili pritet të paraqitet në gjykatë si dëshmitar, Berisha tha se nuk e di arsyen e thirrjes së tij, duke shtuar se kjo do të sqarohet gjatë procesit.

“Se përse është thirrur Bamir Topi, e dinë ata që e kanë thirrur, prokurori ose gjykatësi. Në hamendjen time, ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura në atë kohë. Do të tregojë atë që di”, u shpreh Berisha. Lidhur me mundësinë që dëshmia e Topit të jetë në favor të tij, Berisha deklaroi se nuk ka nevojë për dëshmitarë mbrojtës, pasi sipas tij faktet tregojnë se nuk ka pasur shkelje ligjore.

Sot është gjyqi i themelit në dosjen Partizani ku ju jeni i akuzuar nga SPAK. Pritet të dëshmojë ish-presidenti Bamir Topi. Si e parashikoni ju dëshminë e tij dhe përse është thirrur në dijeninë tuaj, Bamir Topi?

Sali Berisha: Saktësisht pse është thirrur Bamir Topi, e dinë ata që e kanë thirrur. Prokurori ose gjykatësi. Në hamendjen time, ai është thirrur sepse ka qenë President i Republikës, në mos gaboj, dhe natyrisht do ta pyesin si Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura çfarë dinte ai për sigurinë në atë kohë, dhe për të gjithë atë gjendje. Se çfarë do të thotë, nuk e marr me mend, por të thotë atë që do.

Për zotin Qiriazi ndoshta, meqenëse ka qenë ushtarak i lartë?
Sali Berisha:
Nuk besoj… nuk e di, nuk kam dëgjuar që ta kenë thirrur ndonjëherë se Qiriazi ka pasur lidhje me ministrin, me shefin e shtabit të përgjithshëm si rregull, kjo është hierarkia. Por a e kanë thirrur për këtë apo jo, ajo do tregohet nga gjyqi, nuk e di.

Thua do të dëshmojë pro jush Bamir Topi?

Sali Berisha: S’kam nevojë për asnjë njeri në botë të dëshmojë pro meje, sepse është faktuar në mënyrën më përfundimtare që në mënyrë absolute nuk ka asnjë shkelje ligjore. As dhe një shkelje më të vogël ligjore. Ka trillime të paimagjinueshme në atë proces.
A mund të lexoni pak librin ‘35 falsifikimet e Prokurorisë Speciale’ për procesin. Janë 35 falsifikime.
Pra, i tërë procesi është ndërtuar mbi falsifikime, dokumentesh, faktesh e të tjerë. Me një fjalë, ajo është një piramidë mashtrimi e shembur.
Dhe siç e keni parë ju, çdo dëshmitar ka bërë deklaratat në mënyrë të tillë që ka treguar se ka pasur zero ndërhyrje, kanë zbatuar ligjin dhe fakti që në procesin e privatizimit dhe parablerjes kanë firmosur minimumi 60 ose 70 ministra, drejtorë agjencish, punonjësish, asnjë prej tyre, asnjë prej tyre nuk është në ndjekje penale. Asnjë!
Pse nuk është? Sepse kanë zbatuar ligjin, ligjin dhe vetëm ligjin. Kjo është. Nuk ka pasur Sali Berisha kurrë vendime nominale.
Ja ku e keni Edi Ramën. Me dy vendime nominale për Olsi Ramën, 38.000 metër katror tokë privati!
Me katër vendime nominale me emër e mbiemër për Karlo Bolinon, tokë edhe të Begejve të lënë për shpirt për komunitetin, për shkollë.
Dhe njëra nga ato që kishte lënë tokën u pendua. Kur e mori Bolino i tha, ‘pse të mos marr unë paratë?’.
Dhe shkoi dhe mori 3 milionë euro kompensimin, kurse këta të tjerët marrin procesin gjyqësor.
Kjo është e vërteta.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.