Pas akuzave të Alimehmetit për koncesionin e dializës, reagon biznesmeni Allajbeu: Po akuzohem për konsum publik

Drejtori ekzekutiv i Spitalit Amerikan, Klodian Allajbeu, ka reaguar pas deklaratës së bërë sot për shërbimin e hemodializës dhe përmendjen e emrit të tij si një përfitues i mundshëm i procedurave të ardhshme.
Allajbeu thekson se “prej më shumë se tetë vitesh, koncesioni është shitur dhe ka kaluar në pronësi dhe menaxhim të Diaverum, kompani suedeze dhe operatori me i madh europian në hemodializë.
Që nga momenti i shitjes, unë personalisht dhe asnjë kompani e lidhur me mua nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë pronësi, interes ekonomik, rol administrativ apo përfshirje në menaxhimin e këtij koncesioni“.
Allajbeu thekson po ashtu se, ai dhe kompanitë e lidhura me të nuk synojnë të marrin pjesë, tani apo në të ardhmen, në asnjë procedurë konkurrimi për ofrimin e këtij shërbimi, i cili tashmë ka kaluar nën përgjegjësinë e OSHIS.
Deklarata e plotë:
Në lidhje me deklaratat e bëra sot për shërbimin e hemodializës dhe përmendjen e emrit tim si një përfitues i mundshëm i procedurave të ardhshme, e konsideroj të nevojshëm një sqarim publik.
Koncesioni i hemodializës, në periudhën kur kam qenë i përfshirë në të, përbën një histori suksesi për mënyrën se si ky shërbim u zgjerua dhe u modernizua në Shqipëri. Investimet në infrastrukturë dhe pajisje, si edhe përgatitja dhe kualifikimi i personelit, bënë të mundur që pacientët ta merrnin këtë shërbim jetik pranë vendbanimeve të tyre dhe sipas standardeve ndërkombëtare.
Por ka një fakt thelbësor që duhet sqaruar.
Prej më shumë se tetë vitesh, koncesioni është shitur dhe ka kaluar në pronësi dhe menaxhim të Diaverum, kompani suedeze dhe operatori me i madh europian në hemodializë.
Që nga momenti i shitjes, unë personalisht dhe asnjë kompani e lidhur me mua nuk kemi pasur dhe nuk kemi asnjë pronësi, interes ekonomik, rol administrativ apo përfshirje në menaxhimin e këtij koncesioni.
Po aq qartë dua të sqaroj edhe çështjen e procedurës së re për shërbimin e hemodializës, e cila është bërë sot objekt debati.
As unë dhe as kompanitë e lidhura me mua nuk kemi interes dhe nuk synojmë të marrim pjesë, tani apo në të ardhmen, në asnjë procedurë konkurrimi për ofrimin e këtij shërbimi, i cili tashmë ka kaluar nën përgjegjësinë e OSHIS.
Për rrjedhojë, çdo aludim se tenderi i ardhshëm mund të ketë si përfitues mua, Spitalin Amerikan apo kompani të lidhura me mua, nuk qëndron.
Debati mbi mënyrën se si shteti do ta organizojë shërbimin e hemodializës, kostot, kriteret e procedurave të prokurimit dhe transparencën e tyre është legjitim dhe duhet të zhvillohet mbi dokumente dhe fakte.
Por është po aq e rëndësishme që në këtë debat të mos krijohen lidhje me persona apo kompani që prej vitesh nuk kanë më asnjë interes ekonomik apo administrativ në koncesion dhe nuk kanë interes për procedurën e re.
Ky sqarim bëhet pikërisht për këtë arsye, për të vendosur faktet në vend dhe për të shmangur çdo keqinterpretim apo spekulim.
Lexo edhe
POLITIKE
Zjarret/ Berisha: Të qëllimshme, duan t’i hapin rrugë betonit

Blushi: Rama po çmonton industrinë, betonizon Shqipërinë dhe nxit Narkoekonominë

Skandali 50 milionë euro i dializës/ Alimehmeti: A po favorizon Rama përsëri Klodian Allajbeun?

Flotilja “Global Sumud” drejt Sazanit, për të mbështetur “Revolucionin e Flamingove”

Berisha: ‘Shtetëzimi’ i tregtisë së ilaçeve, Rama do të përdorë modelin e punëve të pista KAYO





