Pas ikjes së Marjana Koçekut, Spiropali mungon në mbledhjen e Grupit të PS, Balluku refuzoi paraqitjen në seancë kur duheshin 84 vota, ‘karshillëk’ Ramës, i ulet përballë

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një mbledhje të zgjeruar të Grupit të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar.
Mbledhja kishte një kryefjalë të vetme, protestat dhe gjetjen e rrugëdaljes pas kërkesave të panegociueshme të protestuesve, dorëheqjen e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.
Në këtë mbledhje mungoi deputetja e Shkodrës, Marjana Koçeku, e cila ka dalë si e pavarur dhe në një sërë reagimesh ka sulmuar qeverinë Rama për qëndrimet e saj.
Po ashtu ka rënë në sy dhe mungesa e Elisa Spiropalit, kjo e fundit ka mbajtur qëndrime të forta kritike ndaj liderit të PS, Edi Rama.
Ajo që ra në sy ishte prezenca e Belinda Ballukut, tashmë me akuza të reja nga SPAK, për ‘pastrim parash’ dhe ‘fshehje pasurie’, ‘korrupsion’, etj.
Balluku sipas fotove të shpërndara nga PS, është ulur përballë Edi Ramës, ndërkohë që të enjten nuk mori pjesë në votimin e Amnistisë Penale, e cila kërkonte 84 vota.
Mungesa e saj në seancë detyroi socialistët të shtynin për pasdite votimet në Parlament, madje shkoi deri aty sa që u desh të vinte vetë Edi Rama nga Roma, që të bëheshin votat e nevojshme, 84.
Ndërkohë që sot si fundjavë, Balluku është shfaqur në mbledhjen e Grupit të PS, duke qëndruar para kreut të PS, që la të kuptohet se mund të ketë të tjera rrjedhje nga radhët e socialistëve pas, Marjana Koçekut.
Lexo edhe
POLITIKE
‘Protestuesit s’janë anti-amerikanë', Berisha: Rama është autori i krizës, duhet të ikë një minutë e më parë

Sulmet e Ramës ndaj protestuesve/ Këlliçi: Lidhu pas direkut, anija jote po fut ujë

Largimi i Koçekut nga PS/ Rama e ‘thumbon’: Filloi të gjuajë me këpucët e blera majë kalit

Rama sulmon Spiropalin, Daden dhe të tjerë socialistë që i kërkuan të dëgjojë thirrjet e protestës: Shpirtra të humbur

Mijëra në shesh i kërkojnë dorëheqjen, Rama: Fatos Lubonja më kërkon llogari për Arubën? S’kam qenë kurrë, s’e di për çfarë bëhet fjalë!...





