Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandali i mbetjeve toksike në Elbasan, largohet administratorja e Albchrome, drejtimin e merr turku Selim ... Gjirokastër, arrestohet 32-vjeçari që transportonte emigrantin afgan kundrejt pagesës Berisha: Dje në protestë ishte populli demokrat, bëj sërish thirrje për bashkim në mbështetje të revoltës s... Berisha: Raporti i KE damkoste Padrinon dhe Lubinë, opozita ka luajtur rolin e saj për këtë raport Protesta kundër Ramës/ Policia vijon me presionin ndaj rinisë, u vendos gjoba, katër të arrestuar Helmim nga uji në Vlorë? Pas fëmijëve, në spital edhe të rritur me të vjella e diarre Nga siguria e fëmijëve te vjedhja e kartave bankare, ja çfarë i shqetëson shqiptarët në internet Trump i ofron drejtuesit të UFC-së postin e zëdhënësit të Shtëpisë së Bardhë, White pritet të takohet me pr... “Papaqёt” me indianё pushtojnё rrugёt e Tiranёs: Sulmi i njё ushtrie qё po sundon kryeqytetin Hetimet për “Albanian Files”, Zhupa: Të zbardhen projektet dhe lidhjet me investitorët Shoqërohen 12 protestues, gjobiten 10 të tjerë Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët
POLITIKE

Pas rikonfirmimit si kryetar i PD, Berisha pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Montserrat

P
Piranjat27 May 2026, 18:01 · 4 min lexim
Pas rikonfirmimit si kryetar i PD, Berisha pret në takim Sekretaren e

Pas rikonfirmimit si Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pret në takim Sekretaren e Përgjithshme të PPE, Dolors Montserrat

Kryetari i PD, Sali Berisha priti në një takim në selinë blu, Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat.

Kryedemokrati Berisha i shoqëruar në takim edhe nga Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Enri Çeno, Sekretar i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, dha detaje nga diskutimet me zyrtaren e PPE, ku diskutuan atmosferën miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.

‘Theksova se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane. Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane’.

Gjithashtu Berisha gjatë bashkëbisedimit me Montserrat, ndau shqetësimin për largimin masiv të të rinjve shqiptarë, dobësimin e shtetit ligjor dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme, si themel i një demokracie funksionale.

Statusi

Diskutuam në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Theksova se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane. Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane.

Pata kënaqësinë dhe nderin të pres në takim Sekretaren e Përgjithshme të Partisë Popullore Europiane (PPE) dhe eurodeputeten, Dolors Montserrat.

Në këtë takim u shoqërova nga bashkëpunëtorët e mi: Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane, Albana Vokshi, Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas, si dhe Enri Çeno, Sekretar i Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare. Zonja Montserrat më uroi gjithashtu suksese për rikonfirmimin tim si kryetar i Partisë Demokratike, si dhe për mbarëvajtjen e punimeve të Kuvendit Kombëtar që mbahet këtë të shtunë.

Diskutuam në një atmosferë shumë miqësore dhe konstruktive për zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat me të cilat përballet demokracia në vend, si dhe për rrugëtimin europian të shqiptarëve.

Theksova se ëndrra e përhershme e shqiptarëve ka qenë integrimi europian dhe aspirata për ta parë Shqipërinë si pjesë të denjë të familjes europiane. Shqiptarët e meritojnë plotësisht integrimin në Bashkimin Europian, por korrupsioni sistemik, kapja e institucioneve dhe narkoregjimi kanë mbetur pengesa serioze për përmbushjen e standardeve europiane.

Gjatë bisedës ndamë shqetësimin për largimin masiv të të rinjve shqiptarë, dobësimin e shtetit ligjor dhe nevojën urgjente për zgjedhje të lira e të ndershme, si themel i një demokracie funksionale.

Shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të çmuar që Dolors Montserrat dhe Partia Popullore Europiane i kanë dhënë Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare gjatë gjithë këtyre viteve. Solidariteti dhe mbështetja e PPE kanë qenë jetike në betejën tonë për demokraci, pluralizëm dhe vlera europiane.

E falënderova gjithashtu zonjën Montserrat për miqësinë, bashkëpunimin dhe angazhimin e saj të palëkundur në mbështetje të shqiptarëve dhe të ardhmes europiane të Shqipërisë.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.