Pas "shuplakës" nga NATO për shpenzimet, Rama merr 302 mln dollarë borxh nga SHBA për ushtrinë

Qeveria shqiptare ka miratuar një marrëveshje huaje prej 302 milionë dollarësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fond që do të përdoret për financimin e projekteve në fushën e mbrojtjes dhe modernizimit ushtarak.
Vendimi u miratua në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave, ku u dha miratimi në parim për marrëveshjen e huas direkte ndërmjet Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Shteteve të Bashkuara, përfaqësuar nga Agjencia e Bashkëpunimit për Sigurinë e Mbrojtjes (DSCA).
Sipas njoftimit zyrtar, financimi sigurohet në kuadër të programit amerikan të Financimit të Jashtëm Ushtarak (FMF), ndërsa vlera totale e huas arrin në 302 milionë dollarë amerikanë.
Megjithëse qeveria nuk ka bërë publike detaje të mëtejshme mbi projektet konkrete që do të financohen, raportimet tregojnë se fondet pritet të përdoren kryesisht për modernizimin e kapaciteteve ushtarake dhe investime në sektorin e mbrojtjes.
Vendimi vjen në një moment kur Shqipëria përballet me kritika lidhur me nivelin e shpenzimeve për mbrojtjen. Sipas raportimeve të medias holandeze NOS, që citon burime të NATO-s, Shqipëria, së bashku me Republikën Çeke dhe Slloveninë, rezulton të ketë shpenzuar më pak se 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto për mbrojtjen gjatë vitit 2024, niveli minimal i kërkuar nga Aleanca.
Sipas të njëjtave burime, një verifikim i mëvonshëm i të dhënave financiare ka treguar se disa shpenzime të raportuara fillimisht nuk mund të konsiderohen investime të mbrojtjes sipas standardeve të NATO-s. Për pasojë, Shqipëria dhe Sllovenia rezultojnë rreth 0.5 pikë përqindjeje nën objektivin e kërkuar.
Çështja merr rëndësi të veçantë në prag të diskutimeve brenda NATO-s për rritjen e mëtejshme të investimeve në mbrojtje. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar që vendet anëtare të rrisin gradualisht shpenzimet ushtarake deri në 5% të PBB-së, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka shtuar presionin ndaj vendeve që nuk përmbushin angazhimet aktuale.
Vende Aleancës paralajmërojnë se Shqipëria mund të mos arrijë sërish objektivin prej 2% edhe gjatë këtij viti, ndërsa diskutimet për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme në kuadër të sfidave të sigurisë në Evropë dhe rajon. /PiranjatNews/
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO- Sot dita e 20-të e revoltës/ Rama largohet nga zyra pak para nisjes së tubimit, ironizojnë protestuesit

“Akt autoritar”, Bardhi: Procedimet ndaj protestuesve, përpjekje për të frikësuar qytetarët

Opozita kërkon interpelancë urgjente me Ramën/ Bardhi: Të japë llogari për pesë kërkesat e protestuesve

Tragjedia në plazhin e Tales, Gjin Gjoni: Katër viktima në pak javë, siguria në bregdet ka dështuar

Protestat dhe kritikat e Brukselit, PD thërret Ramën në interpelancë






