Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Nga kasaforta me 100 mijë euro te hetimet në Shqipëri,...
POLITIKE

Pasi Rama ironizoi fotot e saj, reagon moderatorja

P
Piranjat 9 June 2026, 14:02 · 2 min lexim
Pasi Rama ironizoi fotot e saj, reagon moderatorja

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të zhvilluar me socialistët, ironizoi një prej influenciereve më të njohura në vend, duke iu referuar një fotografie të saj pranë Kullës Eiffel në Paris. Kryeministri tha se e kishte parë foton dhe se ajo dukej “tre herë më e gjatë” se ai, ndërsa shtoi me humor se në mbishkrim thuhej: “Shyqyr u hap koha në Paris”.

Më tej, Rama kritikoi atë që e cilësoi si qëndrim kontradiktor të disa figurave publike të cilat sipas tij udhëtojnë shpesh në qytete si Parisi apo Dubai, por ndërkohë kërkojnë që bregdeti shqiptar të mbetet tërësisht i paprekur nga zhvillimi.

“Natyrisht, nëse ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh çdo fundjavë sa në Paris e sa në Dubai, ty për hajër të qoftë. Por nuk ke pse t’u thuash shqiptarëve që e do komplet të virgjër bregun e detit, që nuk do të shohësh asnjë ndërtim, vetëm rërën, flamingot dhe pemët”, u shpreh Rama.

Por, nuk ka vonuar shumë dhe reagimi nga ana e influencieres ka ardhur pothuajse menjëherë. Bëhet fjalë për moderatoren Fjoralba Ponari, e cila prej ditësh është shprehur hapur në mbështetje të protestave kundër projektit në Zvërnec.

Përmes disa fotografive të publikuara nga qëndrimi i saj në Paris, mes tyre edhe fotoja që Rama përmendi në fjalimin e tij, Ponari ka zgjedhur t’i përgjigjet kryeministrit me ironi. Krahas imazheve, ajo ka shkruar: “Ishalla po hapet koha dhe në Shqipëri”, një mesazh që është interpretuar gjerësisht në rrjet si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj kreut të qeverisë.

Pasi Rama ironizoi fotot e saj, reagon moderatorja

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.