Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tuchel publikon listën e Anglisë, Jobe Bellingham dhe Josh King marrin ftesën e parë, Palmer e Foden jashtë... “Më rrëmbyen e kërcënuan”/ Veliaj reagon sërish nga qelia: Në Hënë po më internojnë, nuk heq dorë nga…... Rashford e krahason me Messin, parashikon shtatë Topa të Artë për Lamine Yamal Bujqësia në krizë/ Fermerët në Kallm të Fierit braktisin tokat dhe bagëtitë, prodhimet mbeten pa treg Alarm nga Belgjika/ Tërhiqet nga tregu shqiptar spatula e kuzhinës, përmban substancë kimike Shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngamcmim se*sual, ndalohet 35-vjeçari Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk... Cristiano Ronaldo largohet nga Portugalia, heshtje totale nga Real Madrid 9 elektricistë humbën jetën në krye të detyrës gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë në punë “Rama të ndalë intimidimin e mediave”/ Partia Demokratike Evropiane: Gazetarët dhunohen nga policia, Shqipë... Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori ‘Më bërtiste pa arsye, kot’, vajza dogji babain me benzinë dhe u nis për punë. Policia e ndalon në derën e ...
POLITIKE

“Pasiguria institucionale dhe korrupsioni po pengojnë investimet e huaja”/ Raporti i DASH: Kërkohet sundim i ligjit, jo ligje me porosi

P
Piranjat28 July 2026, 10:40 · 3 min lexim
“Pasiguria institucionale dhe korrupsioni po pengojnë investimet e

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSAC nga Departamenti Amerikan i Shtetit, duke ngritur shqetësimin se pasiguria institucionale, korrupsioni dhe mungesa e konkurrencës po pengojnë investimet e huaja në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thekson se raporti është hartuar si një udhëzues praktik për sektorin privat amerikan dhe për bizneset që shqyrtojnë mundësinë e investimit dhe operimit në Shqipëri. Për këtë arsye, sipas saj, gjetjet e dokumentit duhet të merren seriozisht nga institucionet shqiptare.

Tabaku evidenton se, sipas raportit, krimi i regjistruar është rritur me rreth 17%, ndërsa problematikat e sigurisë reflektohen edhe në mjedisin ekonomik dhe në pastrimin e parave në sektorë të ndryshëm.

Megjithatë, deputetja demokrate vlerëson se shqetësimi më i madh për investitorët potencialë nuk është vetëm siguria fizike, por pasiguria institucionale.

“Raporti evidenton korrupsionin në gjyqësor, në administratën shtetërore dhe në prokurimet publike, krahas mungesës së transparencës dhe konkurrencës, informalitetit të lartë dhe vështirësive në zbatimin e kontratave”, shkruan Tabaku.

Sipas saj, korrupsioni, koordinimi i dobët ndërmjet institucioneve dhe një sistem drejtësie ende në zhvillim vazhdojnë të pengojnë zbatimin e ligjit, ndërsa pandëshkueshmëria e personave me pushtet politik dhe ekonomik mbetet një shqetësim serioz.

Tabaku paralajmëron se këto rreziqe janë veçanërisht të mëdha në sektorë me interes për investitorët amerikanë, si infrastruktura rrugore dhe energjetika, ku ndërthuren prokurimet publike, lejet shtetërore, kontratat afatgjata dhe vendimmarrja politike.

“Investimet vijnë atje ku konkurrenca është e barabartë, prokurimet janë transparente, drejtësia garanton zbatimin e kontratave dhe askush nuk qëndron mbi ligjin”, thekson ajo.

Deputetja e PD-së nënvizon se investitorët duhet të mund të hyjnë në Shqipëri pa pasur nevojë për lidhje politike, por vetëm mbi bazën e një mjedisi të qëndrueshëm, konkurrues dhe të përshtatshëm për biznesin.

Duke ia faturuar qeverisjes socialiste stanjacionin ekonomik dhe institucional të vendit, Tabaku kërkon ndryshimin e modelit aktual të zhvillimit.

“Shqipëria ka nevojë për një shtet ku sundon ligji, jo ligjet me porosi; për një qeverisje që punon për shumicën, jo për një pakicë të privilegjuar”, shprehet ajo.

Sipas Tabakut, vendit i nevojitet një model ekonomik që nuk ushqen pastrimin e parave dhe monopolet, por garanton ekonominë e tregut, konkurrencën e lirë dhe kushte të barabarta për investitorët vendas dhe të huaj.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.