Patosi kundër shkrirjes së bashkisë, Baçi: Socialistët protestojnë, por s’e lëshojnë Ramën

Deputeti i PD-së, Luan Baçi, ka reaguar ndaj protestës së socialistëve të Patosit kundër shkrirjes së bashkisë. Ai vlerëson faktin që këshilltarët socialistë votuan kundër shkrirjes, së bashku me këshilltarët e PD-së, por ironizon deklaratat e tyre se do të vijojnë të mbështesin Ramën.
Baçi e cilëson këtë qëndrim kontradiktor, duke argumentuar se qeveria po vijon projektin për shkrirjen e Patosit, ndërsa banorët po përballen me të njëjtën qeverisje pavarësisht bindjeve politike.
Reagimi i plotë:
Socialistët e Patosit kundër shkrirjes së Patosit si bashki!
Kundër shkrirjes, kundër projektit të PS-së së Ramës dhe pro projektit të Partisë Demokratike, që thotë: Patosi bashki!
Madje, këshilltarët e PS-së votuan kundër shkrirjes së bashkisë edhe në Këshillin Bashkiak, bashkë me këshilltarët e PD-së. Shumë mirë, urime!
Por, në deklarimet e tyre në protestë, socialistët thonë se do të mbeten gjithmonë socialistë, edhe nëse Rama e shkrin Bashkinë e Patosit...
Atëherë, kot që protestoni! Ramës as që i bëhet vonë për ju. Ai vazhdon, me arrogancë, t'ju grabisë, t'ju ofendojë dhe t'ju vjedhë, siç ka bërë deri tani...
Ai njëlloj i vjedh, i fyen dhe i grabit të gjithë banorët e Patosit, pa dallime partiake...
Ju vazhdoni të votoni Ramën dhe thoni se jeni të mërzitur me të, por që dashuria për të sa vjen dhe ju shtohet...
Me këtë qëndrim, mirë se të vini nën juridiksionin dhe komandën e Bashkisë Fier!
“Rama ju do shumë dhe do t'ju dojë gjithmonë, kështu të përulur, me kokën ulur dhe të bindur verbërisht!”
Lexo edhe
POLITIKE
Maliq, socialistët braktisin qytetarët, i moshuari i hakërrehet kryetarit të këshillit

Spahia:'Operatori’ i ri i shëndetësisë së Ramës, mekanizëm për të blinduar kontratat korruptive

Kush është Sani Sanilevich, konsulli i nderit në Izrael, fijet me qeverinë dhe planet për perandori në Shqipëri

Mediat ndërkombëtare: Protestuesit vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Edi Ramës

82 protesta kundër qeverisë, qytetarët do të mblidhen sërish sonte para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

‘Çfarë saktësie’/ Berisha demaskon Ballën për zjarret: Mashtrues interkontinental, s’ndodhet në Shqipëri

‘Vatikani bektashi’ në Tiranë, një precedent për Serbinë në Kosovë

‘Marina e Limionit iu dha një kompanie private’/ Qytetari: E firmosi Belinda Balluku





