Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tensione të reja në Ngushticën e Hormuzit, Irani pretendon se katër cisterna nafte janë goditur nga mina de... Dyshohet të jetë vrarë me armë zjarri, zbulohet identiteti i viktimës në Bulqizë Obama reagon pas fitores së demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit: Amerikanët duan ndryshim Një shtet tradicionalisht i dominuar nga republikanët/ Marsha Blackburn zgjidhet guvernatorja e parë grua n... SHBA/ I mbijetoi ekzekutimit me injeksion vdekjeprurës, zbulohet se e dënuara me vdekje vuan nga një formë ... AOC siguron mandatin e pestë në Kongresin amerikan, mposht shqiptarin Diam Hysenaj! Shpërthim me tritol në Lezhë, detajet e para Gjashtë vite burg të pashlyera, arrestohet në Vlorë një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar Zgjedhjet e mesmandatit, Obama: Populli amerikan dërgoi një mesazh të qartë! Aksident tragjik në Durrës, humb jetën pasagjeri 48-vjeçar, shoferi largohet nga vendngjarja Kostoja e jetesës dhe emigracioni ndikuan te votuesit/ Historike në Teksas, James Talarico mposht kandidati... Rama me një tjetër ftesë për studentët, sofra e gurit vendoset sërish para Kryeministrisë
POLITIKE

Patosi në protestë kundër hartës së re territoriale, banorët: Mos e shkrini bashkinë me Fierin

P
Piranjat19 August 2026, 11:36 · 3 min lexim
Patosi në protestë kundër hartës së re territoriale,

Banorët e Patosit kanë dalë sërish në protestë kundër propozimit për hartën e re territoriale, që parashikon bashkimin e Bashkisë Patos me atë të Fierit.

Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët, të cilët me pankarta dhe fjalime kanë kërkuar që qeveria të tërhiqet nga kjo nismë dhe të rishikojë propozimin.

Banorët e kundërshtojnë bashkimin me Fierin duke argumentuar se Patosi ka identitetin, historinë dhe specifikat e tij, ndërsa sipas tyre edhe Bashkia e Patosit ka një performancë të mirë në ofrimin e shërbimeve.

Një prej protestuesve, naftëtar i vjetër, solli në vëmendje kontributin e komunitetit në zhvillimin e qytetit.

“Unë jam naftëtar i vjetër. E kemi bërë me kontribut vullnetar këtë Patos. Spitali, ambulanca, shkolla janë bërë me kontribut vullnetar. Kemi punuar 8 orë në naftë dhe ktheheshim këtu”, u shpreh ai.

Protestuesit i kanë bërë thirrje kryeministrit Edi Rama që të dëgjojë banorët dhe veçanërisht komunitetin e naftëtarëve, duke e cilësuar shkrirjen e Bashkisë Patos si një vendim të papranueshëm.

“I bëjmë thirrje Ramës të bisedojë me naftëtarët, të marrë mendimin e tyre. Është krim të shkrihet bashkia e Patosit. I themi jo reformës së bërë nga Partia Socialiste”, thanë protestuesit.

Një tjetër shqetësim i ngritur gjatë protestës lidhet me pasojat që, sipas banorëve, do të sillte bashkimi me Fierin në shërbimet publike dhe administratën lokale.

Ata paralajmërojnë se shkrirja e bashkisë mund të sjellë reduktim të ndjeshëm të vendeve të punës dhe largimin e institucioneve nga qytetarët.

“Nëse mbyllet bashkia, shkurtimi i fuqisë punëtore do të bëhet me 50%. Sa më e vogël të jetë bashkia, aq më organizim e kërkesë llogarie ka. Kontrollon çdo gjë”, deklaroi një prej tyre.

Banorët theksuan gjithashtu se prania e institucioneve pranë komunitetit e bën më të lehtë zgjidhjen e problemeve të përditshme.

“Sa më afër bashkia e komuna, aq më të zgjidhshme janë problemet. Neve nuk na mposhtin”, u shprehën protestuesit.

Ata vlerësuan edhe punën e Bashkisë Patos, duke argumentuar se qyteti ka pasur përmirësime në hapësirat publike dhe shërbimet lokale.

“Bashkia e Patosit është ndër më të mirat, ku çdo gjë gjelbëron e lulëzon”, thanë qytetarët.

Në përfundim të protestës, banorët paralajmëruan se kundërshtimi nuk do të ndalet dhe se do të vijojnë me protesta të tjera nëse propozimi për bashkimin e Patosit me Fierin nuk rishikohet.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.