Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sánchez para zgjedhjeve: Spanja nuk qeveriset nga Uashingtoni apo Tel Avivi, por nga spanjollët Paditë që synojnë të heshtin median, studimi evidenton problematikat në gjykatat shqiptare Rritje ekonomike pa prodhim, ndërtimi dhe tregtia mbajnë ekonominë shqiptare Horoskopi/ Nga Puna tek Dashuria, java mbyllet plot aventura për këto shenja "Salillari", kompania me arkëtimet më të larta nga Thesari i Shtetit në 15 vitet e fundit Rënie temperaturash dhe reshje shiu,ja si parashikohet moti këtë të diel VIDEO-Skandali/ Policia shoqëron gazetarin holandez që denoncoi 'Albania Files'. Aktivistes që i filmoi i h... Eisenkoti merr mandatin, Netanyahu kërkon qeveri të unitetit kombëtar/ Prapaskenat e negociatave në Izrael ... Afera 21 milionë euro/ Si po i shet “Ayen” në treg kilovatët që i takojnë shtetit Berisha: Përshëndes ata mijëra studentë dhe qytetarë që sot groposën në koshat e plehrave të Tiranës, dekre... Bashkia e Durrësit “shpik” një metodë të re për ngarkimin e mbeturinave nga kazanët Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit
POLITIKE

“Patriotizëm nuk është një foto në Instagram”, Fjoralba Ponari nga protesta për Zvërnecin: Toka dhe deti janë trashëgimi, jo plaçkë!

P
Piranjat 3 June 2026, 19:40 · 2 min lexim
“Patriotizëm nuk është një foto në

Moderatorja Fjoralba Ponari iu bashkua protestës kundër projektit turistik në Zvërnec, duke përcjellë një mesazh të fortë për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit.

Duke folur para protestuesve të mbledhur përpara Kryeministrisë, Ponari theksoi se toka, deti dhe lagunat nuk janë pasuri që mund të trajtohen si plaçkë, por një trashëgimi që duhet ruajtur dhe përcjellë te brezat e ardhshëm.

“Jam mes jush sepse besoj që toka, deti, pemët dhe lagunat janë trashëgimi, jo plaçkë. Ne kemi detyrën t’i trashëgojmë dhe t’i mbrojmë. Patriotizëm nuk është të postosh një foto në Instagram apo të valëvitësh flamurin vetëm për festa. Patriotizëm është të dalësh kur Atdheu të thërret, për tokën e përbashkët dhe për trashëgiminë tonë”, u shpreh ajo.

Ponari u bëri thirrje qytetarëve të lënë mënjanë ndasitë politike, fetare apo shoqërore dhe të bashkohen për atë që e cilësoi një kauzë kombëtare.

“Ju bëj thirrje të gjithë bashkëqytetarëve të lëmë ndasitë dhe diferencat. Kjo është një thirrje për secilin prej jush, pa dallim gjinie, feje apo bindjeje politike. Kjo është thirrja e shqiptarëve për shqiptarët”, deklaroi ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Piranjat News (@newspiranjat)

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.