POLITIKE

PD denoncon keqmenaxhimin e përmbytjeve në Kurbinj: Institucionet kanë dështuar totalisht, familje të tëra janë bllokuar

Piranjat Përditësimi i fundit 6 January 2026, 18:13

PD denoncon keqmenaxhimin e përmbytjeve në Kurbinj: Institucionet

Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke denoncuar atë që e cilëson si dështim total të institucioneve vendore dhe qendrore në përballimin e situatës së përmbytjeve në Bashkinë Kurbin. Sipas tij reshjet e fundit kanë shkaktuar përmbytje të shumta dhe bllokim të disa segmenteve rrugore, duke lënë familje të tëra të izoluara dhe sipërfaqe të mëdha toke të mbuluara nga uji.

Gjekmarkaj bën të ditur se, së bashku me deputetin Kastriot Piroli dhe kryetarin e PD-së së Kurbinit, Edmond Shkoza, kanë inspektuar nga afër zonat më të prekura. Gjatë vëzhgimit, ata kanë konstatuar dëme të konsiderueshme në banesa, ekonomi të vogla familjare, si dhe rrugë lokale të pakalueshme për automjetet e vogla.

“Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente për lirimin e rrugëve dhe shpëtimin e pasurisë së tyre,” thuhet në reagimin e PD-së.

Partia Demokratike i bën thirrje kryetares së Bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, që të shkojë në zonat e dëmtuara, të marrë përgjegjësi për situatën dhe të mos shmangë përballjen me pasojat e përmbytjeve. Gjithashtu, PD u bën apel qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse që të ndalojnë, sipas saj, propagandën dhe përplasjet politike, duke kërkuar dërgimin e menjëhershëm të mjeteve dhe ekipeve për pastrimin e kanaleve, lirimin e akseve rrugore dhe ndihmën për banorët.

Në reagim kërkohet gjithashtu hartimi dhe zbatimi i një pakete emergjence për riparimin e dëmeve, si dhe masa afatgjata për përforcimin e sistemit kullues dhe infrastrukturës në zonë.

“Qytetarët e Kurbinit nuk mund të mbeten peng i infrastrukturës së paaftë dhe i deklaratave boshe,” thekson reagimi, duke garantuar se do të qëndrojë pranë banorëve dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?