PD pritet të zgjedhë Sekretarin e Përgjithshëm, nënkryetarët dhe strukturat! Ja emrat e kandidatëve

Partia Demokratike do të mbledhë sot, Këshillin Kombëtar, ku pritet të zgjidhet ekipi i ri drejtues.
Në njoftimin zyrtar të shpërndarë nga PD bëhet e ditur se në rendin e ditës janë përfshirë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm, nënkryetarëve të partisë, Sekretariatit të PD-së dhe Komisionit të Apelimit.
Mbledhja e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet në orën 18:00, ndërsa pritet që vendimmarrja e këtij organi të përcaktojë strukturën kryesore drejtuese të PD-së në vijim.
Kandidaturat:
Në garë për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe Saimir Korreshi
Në garë për nënkryetar të PD, Luçiano Boçi dhe Belind Këlliçi
Në garë për nënkryetar të PD, Erisa Bajaziti dhe Nikola Kedhi
Në garë për sekretare të integrimit, Fioralba Dizdari dhe Silva Hasa
Kjo mbledhje vjen pas asaj të 1 korrikut, ku Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike zgjodhi kryetarin e këtij organi dhe 20 anëtarë të Kryesisë së partisë.
Me zgjedhjen e strukturave të reja drejtuese, demokratët synojnë të konsolidojnë ekipin politik që do të jetë në krah të Sali Berishës në drejtimin e opozitës dhe në përballjet e ardhshme politike.Në njoftimin drejtuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar, PD falënderoi mbështetësit dhe bëri thirrje për bashkëpunim në punën e përbashkët për organizimin e mëtejshëm të partisë.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ndrysho gjuhën, mos më fol si kryetar partie”, Xhafaj përplaset me Shabanin në Komisionin për Nismat Qytetare!

“Kërkoj shtyrjen e mandatit të Komisionit për ‘Territorialen'”/ Tabaku: Duhet të gjejmë gabimet, reforma e re të jetë në shërbim të qytet...

A do nisë hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Klodian Braho: Asnjë person nuk është imun ndaj SPAK! Provat…

“Katastrofë!”/ BIRN: Fansat e Kanye West të pakënaqur me organizimin e koncertit dhe infrastrukturën e siguruar nga qeveria shqiptare...

Mijëra shqiptarë në shesh kundër Ramës dhe qeverisë, media austriake: Dua Lipa mbështet lëvizjen protestuese në Shqipëri





