Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Horoskopi, 7 nëntor/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Moti për ditën e sotme Lule, premtime dhe dhunë/ Historia e Anxhelës, nga dashuria te medikamentet në pije Kush na e uli kokën Fabrika në Shkodër hedh 50 punonjës në rrugë! Pronari italian nuk hap telefonin 7 mijë dollarë borxh me noter, mikesha zhduket dhe i bën bllok pogradecarit Skaneri final i dyshes Rama-Veliaj Landfilli i Bushatit: Administratë fantazmë që ha taksat e qytetarëve E rëndë/ Djali qëllon prindërit në Manzë të Durrësit! “U shtang” pas ndalimit nga policia, 22-vjeçari shqiptar kapet me 6 kg kokainë. Ja si e kishte fshehur bren... “Rama jep dorëheqjen”/ Nis grumbullimi i protestuesve para Kryeministrisë Misioni monitorues italian: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri duhet të mbyllen
POLITIKE

"PD, parti e pamposhtur"/ Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë

P
Piranjat15 July 2026, 19:20 · 4 min lexim
"PD, parti e pamposhtur"/ Berisha: Gjithçka zhvillohet sot

Kryedemokrati Sali Berisha ka vlerësuar Partinë Demokratike si një parti e cila është sulmuar më së shumti nga narkoregjimi i Edi Ramës, por sërish ngeli një parti e pamposhtur.

‘Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë, PD vjen në këto momente si një parti e pamposhtur’, u shpreh Berisha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku do të votohet struktura drejtuese.

Berisha: Tani ne jemi mbledhur këtu në një moment final të përfundimit të procesit të konstituimit të institucioneve të Partisë Demokratike.

Ky është një nga momentet më të rëndësishme në historinë e Partisë Demokratike dhe historinë e vendit.

Partia Demokratike, me finalizimin e këtij procesi, vazhdon me të gjithë potencialin e saj misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe natyrisht rikthimin në pushtet, rotacionin e pushtetit. Kjo verë e nxehtë në temperatura, është edhe më e nxehtë në rrafshin politik.

Ndaj dhe le t'u shprehim ne nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me diktaturën, me narko-diktaturën, ndër më të egrat dhe më të shëmtuarat në Europë dhe në botë.

Të dashur miq, gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës më të drejtë që mund të ketë njeriu, është një betejë me njërin nga të këqijtë më kryesorë të tij, siç thoshte John Kennedy, me tiraninë.

Partia Demokratike vjen në këto momente si një parti e pamposhtur, si një parti që kundër kësaj diktature autoritare zhvilloi në tre vite mbi 400 protesta.

Zhvilloi me qindra akte e veprime kundër saj. Vjen në këtë moment pasi ajo ja doli të denoncojë me sukses në mbarë botën farsën elektorale të diktaturës autoritare.

Pasi ajo ja doli që jo vetëm në organizatat më të mëdha partiake, por dhe në institucione më të rëndësishme të Europës, të paraqesë dhe të gjejë mbështetje për qëndrimet e saj.

Ishte një arritje e jashtëzakonshme denoncimi i farsës elektorale dhe njohja e saj si e tillë nga Parlamenti Europian, nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian. E vështirë ka qenë beteja jonë me narkoshtetin.

Por përsëri hapat janë të mëdha. Vetëm dy javë më parë në rezolutën e votuar dhe në dokumentet e Partisë Popullore Europiane u damkos narko-euro shqiptare. Kjo monedhë e baronëve të drogës dhe qeveritarëve të drogës, që po shkatërron më shumë se gjithçka tjetër ekonominë shqiptare.

Ju rikujtoj këtu se vetëm pak vite më parë, ne zinim një ndër vendet e rëndësishme fare në Europë dhe në botë në industrinë e këpucëve, dhe në disa industri të tjera. Ato janë shuar, sepse Padrinoja, në rast se ju kujtohet, doli me tezën se ato janë industri të botës së tretë.

Paçka se Made in Germany, Made in USA, Made in UK, sheh këpucë të të gjitha llojeve, dhe ato sipas tij qenkan bota e tretë. Pra, e vërteta është që gjithnjë e më shumë po ndërgjegjësohet komuniteti ndërkombëtar për rrezikun e madh që përfaqëson narkoshteti dhe Edi Rama për sigurinë, jo vetëm të Shqipërisë, por dhe të Europës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.