Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1 euro dhe pa konkurrim, çështja do t’i referohet SPAK

P
Piranjat11 August 2026, 12:37 · 4 min lexim
PD: Rama jep 88.5 hektarë pasuri shtetërore për RAMS Albania me 1

Në një deklaratë për mediat, Sekretarja për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit në PD, Endira Bushati, denoncoi procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin “Vlorë TEDA/RAMS Free Zone”, duke akuzuar mazhorancën se ka vënë në dispozicion të një subjekti privat rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore me tarifën 1 euro/kontrata dhe pa një procedurë konkurruese.

Bushati ngriti pikëpyetje mbi mënyrën e transferimit të pronës publike, përzgjedhjen e zhvilluesit dhe përfitimin e shtetit shqiptar, ndërsa paralajmëroi se Partia Demokratike do t’i drejtohet SPAK-ut për hetimin e plotë të procedurës. 

PD kërkon llogari për përdorimin e pasurisë publike dhe akuzon qeverinë Rama për mungesë transparence, konkurrencë dhe llogaridhënie.

Deklarata:

Partia Demokratike denoncon procedurën e ndjekur nga qeveria për projektin ‘Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’, ku rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore janë vënë në dispozicion të një subjekti privat me tarifën 1 euro/kontrata dhe zhvilluesi është përzgjedhur me procedurë jo konkurruese.

Më 11 shkurt 2026, Komiteti i Investimeve Strategjike i dha ‘RAMS Albania’ sh.p.k. statusin ‘Investim/Investitor Strategjik’ për një projekt me vlerë të deklaruar 100 milionë dollarë dhe një sipërfaqe totale rreth 158.2 hektarë.

Vetë vendimi i KIS konstatonte nevojën për përditësimin dhe saktësimin e hartave kadastrale, kufijve dhe statusit të pasurive, si dhe kërkonte përfundimin e procesit të konsolidimit të tokës përpara kalimit të pronës shtetërore në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike.

Megjithatë, vetëm katër muaj më vonë, më 30 qershor, qeveria transferoi në këtë fond 885,557.6 m², ose rreth 88.5 hektarë pasuri shtetërore në Vlorë, për realizimin e projektit.

Më 30 korrik, qeveria shkoi më tej: e shpalli territorin ‘Zonë të Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik, Vlorë TEDA/RAMS Free Zone’, vendosi që pasuria shtetërore të vihej në dispozicion me tarifën 1 euro/kontrata dhe caktoi ‘RAMS Albania’ si zhvillues me procedurë jo konkurruese.

Partia Demokratike kërkon përgjigje për disa pyetje themelore:

1-A ishin përfunduar verifikimet dhe konsolidimi kadastral përpara transferimit të pasurisë?

2-Përse 88.5 hektarë pasuri shtetërore u vunë në dispozicion pa një procedurë konkurruese?

3-Mbi çfarë vlerësimi ekonomik u përcaktua tarifa 1 euro/kontrata?

4-Cili është përfitimi konkret i shtetit shqiptar?

5-A janë respektuar të gjitha kushtet e vendosura nga vetë Komiteti i Investimeve Strategjike?

Kjo procedurë bëhet edhe më shqetësuese për faktin se vetë Kryeministri Edi Rama deklaroi më 9 qershor se ligji për investimet strategjike e kishte përmbushur misionin e tij dhe se qeveria po punonte me Bashkimin Europian për një kuadër të ri ligjor.

Partia Demokratike do t’i drejtohet SPAK-ut, duke kërkuar hetimin e plotë të procedurës: nga dhënia e statusit strategjik, te transferimi i pasurisë shtetërore, përzgjedhja jo konkurruese e zhvilluesit dhe kushtet e vënies së pronës publike në dispozicion.

Pasuria publike nuk është pronë e qeverisë për t’u shpërndarë pa konkurrencë, pa transparencë dhe pa llogaridhënie.

Kjo çështje duhet të hetohet deri në fund dhe me ardhjen në qeveri Partia Demokratike do të skanojë të gjitha kontratat e dyshimta dhe të dëmshme për interesin publik. Filozofia jonë do të jetë transparenca, zbatimi i ligjit dhe interesi publik i komuniteteve.

Janë këto shkelje, këto paligjshmëri të qeverisë Rama që mbajnë në shesh prej më shumë se 2 muajsh mijëra shqiptarë, në një protestë të sakrificës dhe përgjegjshmërisë qytetare.

Ata kanë të drejtë në kërkesën e tyre kryesore: Rama jepe dorëheqjen!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.