Skandal në Gjykatën e Tiranës/ “Greva e rrogave” i shtyn seancën me 7 muaj, avokati: Ku ta di unë që do jemi gjallë
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Një avokat denoncon një tjetër rast të shtyrjes së gjatë të një seance gjyqësore në Tiranë. Sipas tij, s...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka komentuar në ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV publikimin e përgjimeve që, sipas tij, d&eum...
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë deklarata të forta lidhur me çështjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku, duke ...
Pas alarmit të dhënë nga DEA, Uruguai vëzhgon hyrje-daljet e shqiptarëveAutoritetet e Uruguait kanë shtuar vëmendjen n...
Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e “Piranjat News” nga një banor i qytetit të Tropojës, i cili ngre shqet...
Nga Gabriela Alejandra Echeverria Vásquez- Expreso.ec Një strukturë e përbërë nga 7 mjekë dhe një zyrtar i Shërb...
Disa drejtorë dhe ish-drejtorë të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë arrestuar, hetuar, gjykuar e dënuar për abuzime të shumta ...
Një burrë me lidhje me Lancashire, i cili kërkohet në Shqipëri për eksportin e rreth 50 kg kanabis, i është refuzuar lir...
Një seri lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojnë shqetësimin në rritje...
Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, tha se “dera është e hapur” që Irani të kthehet në negociata për ...
Parlamenti Europian pret që Shqipëria të ndryshojë ligjin për zonat e mbrojtura deri në fund të këtij viti në kuadër të zbatimit të rezolutës së këtij parlamenti dhe kërkesave që lidhen me negociatat e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
Çështja ishte pjesë e diskutimeve gjatë takimit të 22-të të Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.
Eurodeputetja Isabel Wiseler-Lima shprehu të hënën në Tiranë besimin se këto amendime do të jenë në axhendën e Kuvendit së shpejti si detyrim për përmbushjen e kërkesave të shtruara në një rezolutë të PE dhe standardeve të legjislacionit europian.
“Jam e bindur se kjo do të merret parasysh dhe se amendamenti do të miratohet deri në fund të vitit,” tha ajo për BIRN pas këtij takimi, duke shtuar se shpresonte se kjo çështje “do të shkonte në drejtimin e duhur”.
Eurodeputetja Wiseler-Lima e lidh besimin e saj se kjo çështje do të adresohet shpejt nga qeveria shqiptare me kërkesat për përmbylljen e negociatave për Kapitullin 27, që mbulon mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
Në kulmin e protestave kundër projektit turistik në Zvërnec, i miratuar nga qeveria në bazë të ndryshimeve të reja ligjore të bëra në mënyrë të njanshme dhe pa konsultim në vitin 2024, PE i kërkoi qeverisë shqiptare të vendosë menjëherë një moratorium për procedurat e reja të lejeve, punimet e ndërtimit dhe ndërhyrjet zhvillimore në zonat e mbrojtura, deri në shfuqizimin e dispozitave të papajtueshme të ligjit të ndryshuar për zonat e mbrojtura.
Që nga miratimi i rezolutës në qershor, qeveria shqiptare dhe mazhoranca parlamentare nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për shfuqizimin e dispozitave që i hapën rrugën ndërtimeve masive turistike në zonave bregdetare, mes tyre dhe projekti i Zvërnecit.
Wiseler-Lima kërkoi gjithashtu që autoritetet shqiptare të dëgjojnë zërin e qytetarëve që protestojnë prej muajsh në shesh dhe që parlamenti mos të bëhet mburojë e imunitetit për të kërkuarit nga drejtësia.
“Roli i parlamentit nuk është gjithmonë që të aprovojë ligje, por të dëgjojë edhe zërat e qytetarëve. Qytetarët gjatë muajve të fundit po dërgojnë një sinjal të qartë dhe duhet të dëgjohen”, tha ajo gjatë diskutimit të saj në tryezën e përbashkët.
Ndërsa eurodeputetja Chiara Gemma e lidhi debatin për zonat e mbrojtura me modelin e zhvillimit ekonomik, duke argumentuar se rritja nuk mund të përqendrohet vetëm përgjatë bregdetit, ndërsa zonat e brendshme përballen me shpopullim dhe mungesë mundësish.
Nga mazhoranca, deputeti Pirro Vengu tha se mazhornaca nuk kishte ‘kompleks’ për të ndryshuar ligjet, por se kjo do të vendoset në kuadër të negociatave për kapitullin 27.
Sipas tij, duhet të parë si e drejtë dhe kërkesa e banorëve të zonës që kërkojnë mbrojtjen e natyrës, ashtu edhe e sipërmarrësve apo banorëve të tjerë që kërkojnë zhvillim. “Politika duhet të pajtojë interesat kur ato përplasen,” tha ai.
Për deputetët e opozitës, anëtarë të këtij komiteti, qëndrimi i Parlamentit Europian ishte i qartë dhe se kërkesa për shfuqizimin e ndryshimeve të ligjit për zonat e mbrojtura duhet të zbatohej sa më parë nga Kuvendi./ BIRN
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka mbajtur një fjalim të fortë ditën e sotme në tryezën p...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka folur në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqip&eu...
Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ngriti në KPSA shqetësimin p&e...
GJKKO ka pushuar gjykimin e çështjes ndaj kreut të PD-së Sali Berishës, i cili akuzohej nga kreu i grupit parlamentar i PS-së ...
'Dua të falenderoj zotin Balla për sensin e humorit në fillim të këtij këshilli. Për faktin se përmendi se në Shq...
Në takimin e 22-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian opozita denoncoi aferat e qe...
Kryeministri Edi Rama ka ftuar drejtuesit e institucioneve të sistemit të drejtësisë në një tryezë të përbashk&eu...
Kryetari i PD Sali Berisha ka konfirmuar lajmin për një tjetër udhëtim drejt SHBA. Në dalje nga SPAK ku zbatoi vendimin e detyrim par...
Në takimin e sotëm në Tiranë të takimit të 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-Bashkim...
Gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim Asociimit Shqipëri–Bashkimi Evropian, kreu i grupit parlmentar të PD Gazment Bardhi de...