Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagon pas deklaratës së Gjykatës Kushtetuese duke kërkuar sqarime sipas tij për vendimet me dy standarde.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
I vetmi shpjegim me vlerë për publikun që duhet të japë Gjykata Kushtetuese është ky: cilat qenë arsyet dhe motivet që e çuan t’i nënshtrohej presionit të Kryeministrit në çështjen Balluku, duke treguar papërgjegjshmëri dhe mungesë të theksuar integriteti. Sqarimi i kësaj rrethane do ta çlironte Gjykatën Kushtetuese nga pengmarrja politike dhe do t’i zvogëlonte hendekun e mosbesimit tek kjo gjykatë.
Po ashtu, do të bënin mirë që të shkruanin po kaq gjatë sa sqarimi për publikun, edhe argumentet kushtetuese për pezullimin e një vendimi gjyqësor penal, me efekt individual, me kërkesë të një institucioni kushtetues, siç është Kryeministri!
Deri më sot, s’kanë dhënë asnjë argument kushtetues, përveç idiotësisë kushtetuese se lufta e sistemit të drejtësisë ndaj korrupsionit cënon interesat shtetërore më shumë se vetë korrupsioni qeveritar në një aferë 1.1 miliard euro.
Njësoj e domosdoshme për besueshmërinë e Gjykatës Kushtetuese mbetet sqarimi për dy srandardet e ndjekura: se pse 1/5 e deputetëve nuk legjitimohen për të kërkuar interpretim për masat ndaj një deputeti, ndërsa Kryeministri legjitimohet për të kërkuar interpretim për masat ndaj një ministri.
Kur t’i kenë sqaruar këto, mund të bëjnë edhe një deklaratë përgënjeshtruese ndaj vetes dhe presionit të jashtëzakonshëm që Kryeministri po ushtron për këtë çështje!
Dhe, pasi t’i kenë bërë të gjitha këto, ne të tjerët, s’do të kemi nevojë të dalim dhe t’u themi shqiptarëve një të vërtetë të madhe: që, përmes pengmarrjes së disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Edi Rama po tenton të pengojë drejtësinë dhe të marrë në mbrojtje korrupsionin qeveritar.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
29 December18:44
Vlora 4 ditë pa ujë/ Beqiraj-kryebashkiakes: Shut the fuck up!
Ekspertja e ekonomisë, Irena Beqiraj, ka reaguar në lidhje me deklaratat e kryebashkiakes së Vlorës, Brunilda Mersini, lidhur me situat&eu...
POLITIKE
29 December18:11
Vlora 4 ditë pa ujë/ Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: Qesharake! Sa herë janë në hall, fajin e ka Saliu
Deputeti Belind Këlliçi ka reaguar përmes një postimi në Facebook, ndaj deklaratës së kryeministrit Rama, i cili fajë...
POLITIKE
29 December17:57
'Kjo është fytyra e qeverisjes 12-vjeçare'/ Abilekaj: Babëzia e ndërtimit dhe paratë e pista e lanë Vlorën pa ujë
Protestat në Vlorë për mungesën e ujit të pijshëm kanë rikthyer në vëmendje krizën e thellë infrastruktur...
POLITIKE
29 December17:57
Imuniteti i Ballukut/ Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve
Kuvendi i është përgjigjur me një shkresë zyrtare, kërkesës së deputetëve demokratë për mbledhjen e K&e...
POLITIKE
29 December17:11
Tabaku: Nëse gjysma e Shqipërisë merr më pak se 50 mijë lekë në muaj, atëherë ekonomia ka dështuar
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjëndjen e rënduar ekonomike të familjeve shqiptare në prag të festav...
POLITIKE
29 December15:26
Vlora pa ujë, Berisha: Materialet e ujësjellësit u vodhën, përgjegjëse kunata e Fatmir Xhafës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të mungesës së ujit të pijshë...
POLITIKE
29 December14:44
“Vera 33 mijë euro shishja, Vlora pa ujë”/ Tedi Blushi: Rama refuzon të dorëzojë para drejtësisë Belinda Ballukun
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, në një konferencë për mediat dënoi munges&e...
POLITIKE
29 December14:38
Vlora pa ujë/ “Pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli”, Rama ia faturon problemin opozitës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së qytetarëve vlonjatë, të cilët prej 5 ditësh janë pa ujë të...
POLITIKE
29 December14:19
Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në GJKKO
Ilir Meta kërkon zëvendësim të masës së sigurisë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion.
Kërkesa ë...
POLITIKE
29 December14:11
Kopliku: Bashkëpunimi dhe përgatitja, shtyllat e PD për betejat politike të ardhshme
Gjatë fjalës së tij, drejtori i ri i Departamentit “Brain Gain” Ted Kopliku, theksoi se ky moment është kyç pë...