Pensionistët përdoren për propagandë/ Luan Baçi: Një rrugë me çakull shitet si adhurim ndaj Ramës

Deputeti PD-së, Luan Baçi, ka reaguar me tone të ashpra përmes një statusi publik ndaj mënyrës se si qeveria prezanton takimet e Edi Ramës me pensionistët.
Baçi ironizon pensionistët që udhëtojnë me orë të tëra dhe presin në vapë për të takuar kryeministrin, ndërsa kritikon edhe mediat që i pasqyrojnë këto takime si momente emocionale dhe mbështetje popullore për Ramën.
Sipas Baçit, këto skena janë pjesë e një propagande të orkestruar për të krijuar idenë se “populli e do Ramën”, ndërsa qytetarët përballen me probleme ekonomike dhe sociale.
Reagimi i plotë:
Ka vënë në garë pensionistët e mjerë, që të shprehin dashurinë e pakufishme për udhëheqësin e tyre të “lavdishëm”!
Njëri bën 5 orë rrugë, i lodhur dhe i rraskapitur, pret me orë të tëra në vapë ta takojë dhe falënderon udhëheqësin, se i paska shtruar një rrugë këmbësorësh me çakull.
Mediat e “pavarura” e intervistojnë disa orë para dhe takimi i shumëpritur realizohet, me shumë emocione, përmallim dhe lot në sy.
Pensionistit tjetër, po i realizohet ëndrra e jetës, do ta prekë pak ku të mundet më në fund udhëheqësin, do ta përqafojë dhe pastaj jeta nuk i duhet më… preferon të vdesë pas këtij takimi.
Gjë që nuk ndodhi pas takimit, por s’e dimë për kë e kishte fjalën.
Një i tretë, pensionist patronazhist, me biografi të mirë, ishte më serioz, kritikonte qytetarët që marrin pjesë në protesta… dhe e donte Ramën me gjithë zemër.
Një tjetër, më i lodhur akoma, i gjori e dinte për president Ramën, në fakt mirë e kishte, se de facto ai është.
Ja pra, ku qëndron problemi këtu?
Populli e do Ramën!
Vazhdojnë talljen me shqiptarët, vazhdojnë vjedhjet, grabitjet dhe propagandën bajate dhe të shpifur.
Më të paturp dhe të pafytyrë, nuk ke ku gjen!
Lexo edhe
POLITIKE
“Nga Bashkëqeverisja te Pasqyra e Shqipërisë”, Zhupa: Edi Rama është bërë i pariciklueshëm, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen dhe qeveri tra...

FOTO/VIDEO- Rama ndërron sërish makinën. Një Mercedes S-Class i ri për "asketin" e kryeministrisë

Përfundon blloku i parë i takimit të Ramës, kush janë 3 ministrat që kanë raportuar

VIDEO/ Takimi me ministrat në Pogradec, Rama nxjerr pamjet, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

“Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund...





