Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut për Pashalimanin

N
Nga Artur Meçollari28 June 2026, 11:01 · 2 min lexim
Për adhuruesit e Ramës dhe heshtjen e SPAK-ut për Pashalimanin

Pertej çfarë po ndodh me Sazanin, Limionin, Shëngjinin, Porto Palermon, baza detare të Shqiperisë, ka edhe më. Ky është Pashalimani.

Qysh prej një viti 80 ha i janë hequr Pashalimanit nga Plani i Vendosjes dhe Përhapjes, duke i lënë vetëm 14 ha. Është miratur ndërtimi i një resorti turistik luksos në atë sipërfaqe. SPAK heton prej 5 vitesh bazën e Limionit dhe Shëngjinit, hetim rekord, kur vet SPAK thotë që koha maksimaleve hetimit është dy vjet.

Qysh nga viti 2021 KM Rama nuk e përmend që Bazën Detare të Pashslimsnit ia ka ofruar NATO-s në tetor 2019. Baza ushtarake e Pashalimanit ishte për 5 vjet ne proces vleresimi nga strukturat e NATOs per kapacitetet e ofruara nga vendi yne. Sot ka një vendim, Pashslimani do të jetë bazë logjistike e NATO-s.

Çfarë do bëjë Rama dhe Begaj me 80 ha që i nxorrën nga Plani i Veprimit dhe Përhapjes.

1) Dekreti i Presidentit nr. 24, datë 3 shkurt 2025, për nxjerrjen nga PVP, është bërë mbështetur në procedurën e jashtëligjëshme të ndarjes së kësaj prone nga prona unitare. Kjo procedurë e vitit 2016 dhe ndarjs e pronës nr. 1314 janë në hetim në SPAK në dosjrn 108/2021. Pra Presidenti me një akt të vitit 2025 ka ndërhyrë për legjitimimin e veprimeve të kundraligjëshme të vitit 2016 dhe që pengojnë hetimin.

2) Në vitin 2019 Shqipëria i ka ofruar NATO-s bazën e Pashalimsnit si bazë të saj. Në këtë periudhë baza e Pashalimsnit ishte pronë unitare. NATO filloi studimin e Pashalimanit si një pronë unitare, rreth 94 ha. Por, ndërsa NATO vijonte studimin, Presidenti miratoi nxjerrjen nga PVP të pronës 1314, në hetim, rreth 80 ha, duke i lënë Forcës Detare dhe NATO-s vetëm 14 ha. Ky akt i Predidentit dënton studimin e NATO-s për bazën e Pashalimanit, cënon marrëshëniet me NATO-n dhe dëmton kapacitetet operacionale kombëtare dhe të NATO-s.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.