POLITIKE

‘Përballë keni një ushtri mercenarësh’/ 35-vjetori i PD, Pollo: opozita, shpresa e vetme për ndryshim!

Piranjat Përditësimi i fundit 11 December 2025, 19:14
‘Përballë keni një ushtri mercenarësh’/

Partia Demokratike ka festuar 35-vjetorin e themelimit me një aktivitet ku morën pjesë figura të njohura dhe anëtarë të saj. Mesazhet kryesore të folësve u përqendruan në historinë e partisë, kritikat ndaj qeverisjes aktuale dhe thirrjet për shpresë e ndryshim, duke e pozicionuar opozitën si alternativën e vetme për vendin.

Ish opozitari, Genc Pollo theksoi se beteja për liri vazhdon edhe sot, 35 vite pas rënies së komunizmit. Ai deklaroi se demokratët gjenden përballë një "ushtrie të disiplinuar, madje një ushtrie mercenarësh", duke iu referuar kundërshtarëve politikë. Sipas tij, Partia Demokratike është e mbushur me qendrestarë dhe idealistë, dhe ka si mision t'u kthejë lirinë shqiptarëve, duke qenë gati të paguajë çdo çmim për këtë qëllim.

Në fjalën e tij, Genc Pollo, bëri një pasqyrë të 35 viteve të historisë së partisë, duke theksuar vendimet me ndikim në jetën e qytetarëve. Ai përmendi arritje si pranimi në Këshillin e Evropës, anëtarësimi në NATO dhe nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian. Pollo veçoi si një nga vendimet më themelore të qeverisjes së parë demokratike rikthimin e dinjitetit të njeriut përmes pronës private, duke i bërë shqiptarët pronarë të apartamenteve dhe tokave të tyre.

"Ishte një moment çlirimi që nuk është vlerësuar aq sa duhet," u shpreh ai. Duke u ndalur te situata aktuale, Pollo kritikoi ashpër qeverisjen, duke thënë se të drejtat e njeriut dhe ato ekonomike janë të ngushtuara. Ai e cilësoi skandalin e mosshkarkimit të ministres Belinda Balluku si të jashtëzakonshëm dhe pa precedent.

Sipas tij, ajo që i dallon qytetarët është mënyra se si reagojnë ndaj skandaleve, duke vlerësuar protestuesit para Bashkisë së Tiranës si "pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi". Në mbyllje të fjalës së tij, Pollo theksoi se shpresa e vetme për ndryshim në Shqipëri është opozita dhe Partia Demokratike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve dhe anëtarëve të partisë për më shumë përpjekje dhe sakrifica, duke shtuar se ndryshimi, edhe pse mund të vonojë, varet nga vullneti dhe përpjekja e përbashkët. "Jo vetëm besimi nuk duhet humbur, por dhe përpjekja duhet shtuar," përfundoi ai.

Mbrëma zonja e zotërinj, të dashur miq, zoti Berisha kryetari i Partisë Demokratike. Janë 35 vjet, nuk janë pak në historinë e një kombi. Dhe vendimet e mëdha, vendimet e rëndësishme, vendimet me peshë dhe me ndikim në jetën e njerëzve, që mund të merren gjatë asaj kohe, janë ato që mbahen mend. Dhe ky është momenti për t'i kujtuar, jo thjesht për të thënë, siç kemi bërë shpesh herë, pothuajse 35 herë në fjalime të ngjashme me këtë ditë çdo vit, heroizmin, sfidën e ditëve të dhjetorit, themelimin e partisë, zgjerimin e saj në të gjitha kohët. Por në 35 vjet, për sa kohë ka qenë në pushtet, edhe në kohën që ka bërë opozitë, po heqim pushtet ku merr vendime. Janë gjëra që vërtetë kanë lënë shenjë dhe kujtohen. Dhe ne ndoshta nga psikika e trysnuar nga regjimi, nga izolimi i regjimit komunist, do rreshtonim pranimin në Këshillin e Evropës në qeverinë e parë, pranimin në NATO në qeverinë e dytë. Ë, edhe dy gjëra të tjera në këtë drejtim që harrohen, që dy marrëveshje themelore me Bashkimin Europian, ajo e 92-shit, Bashkimi, marrëveshja për bashkëpunim dhe tjetra që është në fuqi akoma, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit, po nga Partia Demokratike në pushtet. Është negociuar dhe është nënshkruar.

Por ne matemi me marrëdhëniet me jashtë pikërisht sepse është ai shtrembërimi paksa i regjimit komunist edhe marrëdhëniet me botën janë të rëndësishme, siç e tregojnë dhe fotografitë e shpeshta aty. Por unë do thoja një vendim nga të parët, i cili përbën edhe thelbin e atij frymëzimi politik që u shndërrua në një program, që u shndërrua pastaj në legjislacion, që ishte rikthimi i dinjitetit të njeriut dhe rikthimi i lirisë, dhe jo si koncepte abstrakte, por që të jetë qytetar i vendit të vet, duhet të jetë edhe pronar në diçka. Sepse ashtu siç ishte katandisur në fund të regjimit komunist, shqiptarët ishin bërë jabanxhinj në tokën e tyre. Dhe u kujtoi një element, në vitin e parë, në 92-shin më duket, me dekret presidencial, shqiptarët u bënë pronarë të apartamenteve. Hera e parë që gëzoni diçka të tyre. Hera e parë që mund ta mbanin dhe të thoshin, kam çfarë t'i lë fëmijëve, ose mund ta shisnin, ose mund ta jepnin me qira, ose të bënin diçka. Por u bënë për herë të parë pronarë, sot janë pronarë dhe të gjërave të tjera.

Por jo, ishte një moment çlirimi që nuk është vlerësuar dhe nuk është kujtuar, mendoj unë, aq sa duhet dhe aq sa e meriton. Dhe ka qenë një ndër gjërat e para, themelore, me impakt në jetën e shumicës së shqiptarëve. Dhe të më falin dhe ish-pronarët, një korrespondent me të, është edhe ligji 7501 që i bëri fshatarët me tokë, pavarësisht nga problemet që ai sjell. Dhe në këtë gjurmë janë shumë e shumë arritje të tjera që i dhanë mundësinë që në një ekonomi tregu, që si qytetarë me të drejta, të zhvillonin jetën e tyre apo duke marrë frazën nga etërit themelues të Amerikës, të ndiqnin të lirë lumturinë. Dhe kjo besoj që është nga meritat kryesore të të dyja qeverisjeve të Partisë Demokratike, si të asaj të viteve '90, por edhe të periudhës 2005-2013. Dhe sot jemi para sfidave të tjera, jo vetëm të drejtat e njeriut janë shpesh të shkelura dhe në përgjithësi të ngushtuara. Edhe të drejtat ekonomike në një situatë ku konkurrenca nuk vepron dhe xhepi i konsumatorit vuan nga kjo, janë një nga sfidat që, një nga problemet, një nga vështirësitë që nuk përmenden aq shumë, por që gjithkush i ndjen në xhepin e vet apo në cilësinë e mallit apo të shërbimit që vuan. Dhe ne përqendrohemi në gjëra të tjera dhe me të drejtë.

Përqendrohemi në skandalet e mëdha. Dhe më leni të kujtoj që shpeshherë themi pa precedent. Ajo që ndodh me mosdorëheqjen, me mos-shkarkimin e Ballukut, është një skandal i jashtëzakonshëm që s'ka ndodhur ndonjëherë përpara. Kanë ndodhur skandale, kanë ndodhur skandale me Ramën të jashtëzakonshme, kanë ndodhur probleme edhe më parë. Por skandale mund të ndodhin. Ajo që i dallon njerëzit, qytetarët, është mënyra si reagojnë ndaj tyre. Prandaj, ashtu si thoja dikur, që ata qytetarë që protestonin te bashkia çdo të premte, ishin pjesa e mirë, më e mirë e qytetit të Tiranës. Unë insistoj për ata që mblidhen çdo të hënë bashkë me mua apo dhe të tjerët që pavarësisht nga Partia Demokratike me 10 veta apo me 15 veta, janë pjesa më e ndërgjegjshme e këtij vendi. Të ndjekur nga ata që duan të njëjtën gjë, por e shikojnë tubimin nga televizionet apo nga celularët e tyre. Dhe prandaj, zonja e zotërinj, është rast për t'i thënë që në qoftë se ka një shpresë në këtë vend, në një situatë jo të lehtë, të brendshme dhe të jashtme, kjo shpresë nuk mund të jetë në shumë vende.

Kjo shpresë është e opozita. Kjo shpresë është e Partia Demokratike. Dhe kjo shpresë është e ajo masë qytetarësh që e duan ndryshimin por që duan të bëhen më të ngrohtë, më shpresëtarë, më të bindur që ky ndryshim është i mundur. Dhe ne të gjithë besojmë dhe të gjithë duam që kjo të ndodhi dhe për këtë duhen përpjekje, por në radhë të parë nga Partia Demokratike. Dhe përpjekja si rregull shoqërohet me sakrifica. Dhe sa më lart të jesh në hierarki, proporcionalisht më e lartë është dhe sakrifica. Prandaj, është rasti ta themi që jo vetëm besimi nuk duhet humbur, por dhe përpjekja duhet shtuar, sepse ndryshimi mund të vonojë, mund të mos vonojë, por sado vonojë, varet nga vullneti ynë dhe nga përpjekja jonë. Ju faleminderit dhe me suksese dhe fitore të ardhme.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 11 December14:24

Berisha: Vetëm protestat janë rruga

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar ashpër pas prishjes së marrëveshjes për Avokatin e Popullit, duke akuzuar mazhorancën për...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?