Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SKANDAL! Vijon zbatimi i urdhrit të Ramës, gjobiten 31 protestues të tjerë Astronautët e NASA-s votuan nga hapësira për zgjedhjet në SHBA, ja si mbërrin vota në Tokë ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klien... I akuzuar për kultivimin e mbi 24 kg kanabis, arrestohet 57-vjeçari në Vaun e Dejës Shpërthimi në Elbasan me dy viktima dhe 10 të plagosur, Policia jep detajet nga operacioni prej 17 orësh kë... Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, ja arsyeja Anija e mbytur më e vjetër në botë, e gjetur në brigjet e Turqisë, hyn në Librin e Rekordeve Guinness U plagos në sy gjatë protestës/ Erjon Vishkulli njofton një tjetër operacion në Romë, si paraqitet gjendja ... Koreja e Veriut teston sistemin e ri të mbrojtjes ajrore, lëshon raketa interceptuese dhe simulon sulm me r... EMRI/ Kapet me pistoletë në Rrugën e Elbasanit, arrestohet 49-vjeçari U largua drejt Italisë për t’i shpëtuar burgut, Adriatik Llalla kërkon sot parashkrimin e dënimit me 2 vite... Kujt do t’i besohet mandati? Presidenti izraelit Herzog nis konsultimet për formimin e qeverisë
POLITIKE

“Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin”/ Berisha akuza të forta: Rama dhe Balluku janë hajdutët më të mëdhenj, qeveria ka humbur legjitimitetin!

P
Piranjat 8 August 2026, 12:13 · 2 min lexim
“Përdorin 83 mandatet për të mbrojtur krimin”/

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke i cilësuar ata si hajdutët më të mëdhenj të vendit.

Gjatë një bashkëbisedimi të drejtpërdrejtë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, lideri i opozitës u shpreh se mazhoranca po e përdor forcën e kartonëve në parlament për t’u bërë mburojë veprimtarive kriminale dhe korruptive.

“Kjo qeveri si asnjë qeveri tjetër ne Evropë dhe Botë faktoi se jo vetëm vjedh shqiptarët, por hajdutët e saj Rama dhe Balluku janë mbi cdo ligj në këtë vend. Ndaj dhe përdorën 83 mandatet e krimit për të mbrojtur aferat e mëdha të krimit. Një qeveri që mbron krimin humbet legjitimimin e saj. Ajo përfaqëson krimin dhe meriton të largohet sa më parë nga pushteti”, tha ndër të tjera Sali Berisha.

Berisha komentoi edhe draftin e ri territorial, ku PS propozimin shkrirjen e 15 bashkive. Sipas Berishës qëllimi i Ramës është që të shpopullojë vendi dhe të mbushë atë me qytetarë nga vendet e Azisë.

“Kjo ka sjellë një reagim të fuqishëm të banorëve, të bashkive të shkurtuara. Edi Rama me këtë centralizim prej sulltani kërkon që cdo pushtet ta ketë në pëllëmbe të dorës, kërkon të vazhdojë zbimin e shqiptarëve dhe mbushjen e Shqipërisë me qytetarë të marrë nga Azia”, deklaroi Berisha.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.