Përfundon blloku i parë i takimit të Ramës, kush janë 3 ministrat që kanë raportuar

Ka përfunduar blloku i parë i diskutimeve në mbledhjen e qeverisë, ku kanë raportuar ministri i Brendshëm, ministri i Mbrojtjes dhe ministri i Drejtësisë.
Gjatë këtij blloku, Rama ka folur edhe për “Besa”, si dhe për ndërtimin e platformës “Pasqyrë Albania”.
Pas përfundimit të diskutimeve të para, ka nisur blloku i dytë, ku fokusi është te Financat dhe Ekonomia.
Në këtë pjesë marrin pjesë edhe drejtues të Korporatës Shqiptare të Investimeve, drejtuesi i AKSHI-t dhe drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Sipas informacioneve, Rama u ka kërkuar ministrave që të raportojnë mbi objektivat e vendosura në Retreat-in e fundit, si dhe mbi punën e realizuar deri më tani.
Ndërkohë, në fillim të shtatorit pritet të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste.
Lexo edhe
POLITIKE
VIDEO/ Takimi me ministrat në Pogradec, Rama nxjerr pamjet, ja çfarë mendimi ka Diella për Mirela Kumbaron

“Rama çdo natë sheh veten në qeli dhe Lubinë pentito”, Berisha ironizon: ‘Pasqyrat’, ‘Diellat’ janë mashtrime, kryeministri i marrë fund...

A do të ketë lëvizje në qeveri në vjeshtë? Berisha: Asnjë ndryshim te “Balluku BIS” s’mashtron dot shqiptarët! Rama të japë dorëheqjen!...

“Rama zbuloi se aksionet 40 % të kompanisë turke janë për të dhe Ballukun”/ Berisha për aeroportin e Vlorës: Janë aksionerët e vërtetë, p...

Gazeta franceze: Rinia shqiptare po ngrihet kundër regjimit autokratik të Edi Ramës





