Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitja e Pronave, tenderat në Ukrainë zbulojnë skemën Rama-Yeffet Skema KAYO u kopjua nga Nigeria, si mashtroi shqiptarët ministri Ermal Nufi Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora  ‘Lironi qyetarët, arrestoni Ramën’/ Protestuesit thirrje para Drejtorisë së Policisë së Tiranës pas arrest... “Diçka është kalbur në shtetin shqiptar”/ Me flamuj dhe pankarta, shqiptarët e presin Ramën me protesta në ... BE nxjerr bllof Ramën për protestat/ Nuk i organizon Rusia apo Irani, por reagim ndaj korrupsionit dhe keqq... Humbja katastrofike në zgjedhje/ Kë do të bëjë “kurban” Donald Trump? Emri që përflitet më së shumti ... Tjetërsimi i tokave në Dhërmi, GJKKO e njeh si “viktimë” kompaninë e Gaçit Prapaskenat në Bruksel/ Rama tentoi fshirjen e “paragrafit Balluku” nga raporti i BE-së Veliaj mesazh të fortë Ramës: Edhe në Spaç të më çosh, nuk shantazhohem, ke larguar socialistët dhe ke vënë... “Mos i prek gocat! Terroristë!”/ Tensionet para Kryeministrisë, qytetarët bllokojnë furgonin e policisë, ef... Shpërthimi në pallatin 5-katësh në Elbasan, identifikohet viktima! Mister fati i 69-vjeçarit të mbetur mes ...
POLITIKE

Përfundon pas rreth 5 orësh takimi i Ramës në Kuç, konsultime me kryebashkiakët për Reformën Territoriale

P
Piranjat12 August 2026, 16:55 · 2 min lexim
Përfundon pas rreth 5 orësh takimi i Ramës në Kuç,

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot takimet konsultative për propozimin e Reformës Administrative, teksa pas rreth 5 orësh ka përfunduar edhe diskutimi.

Në takim me kryeministrin Rama kanë qenë 20 kryetarë bashkie. Në takimin e sotëm morënpjesë disa kryebashkiakë, ndërsa Rama shoqërohet nga bashkëkryetari i Reformës Territoriale, Arbjan Mazniku. Po ashtu të pranishëm në takim ishin ministri Ervin Demo dhe kryebashkiakët e bashkive që do të shkrihen.

Sipas burimeve qeveritare, takimi zhvillohet në fshatin Kuç, bashkia Himarë. Propozimi për reformën e re administrative ndodhet prej tre muajsh në fazën e konsultimit, ndërsa procesi ka shoqëruar edhe me pakënaqësi nga disa prej bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të ndryshimeve të propozuara.

Që prej dërgimit nga ana e Kuvendit të draftit për hartën e re territoriale në të gjitha bashkitë e vendit, në njësitë të cilat parashikohet të shkrihen, janë zhvilluar protesta nga qytetarët, por edhe kundërshtime nga këshillat bashkiakë.

Në Poliçan, mbështetësit e Partisë Socialiste reaguan publikisht ku dogjën edhe teserat e PS-së, ndërkohë që kreu lokal i kësaj partie dha dorëheqjen.

Kjo solli edhe reagimin e kryeministrit Rama.

“Vazhdon qarja e hallit të kalorësit se po i varen këmbët, së fundi edhe me një agjitim të madh nga vajtorët e vajtojcat, që tanimë po protestohet edhe “brenda PS-së” dhe kjo qenka një shenjë tmerrësisht e keqe për “regjimin”. Në fakt jo, përjashto aktin e turpshëm të djegies së teserave të PS-së në një rast, nga disa individë që as vetë s’kanë ditur tamam ç’kanë bërë, apo ndonjë rast kur deputetë tanë kanë bërë “tribunin e vegjëlisë”, pa ditur tamam çfarë thonë, gjithçka tjetër është jo vetëm normale, po edhe e mirëseardhur”, deklaroi Rama pak ditë më parë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.