POLITIKE

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj/ Bardhi: Pazar me shtetin nën regjimin e Ramës, skandali i trafikut të armëve cenon angazhimet ndaj NATO-s

Piranjat Përditësimi i fundit 10 September 2026, 15:01

Përgjimet e publikuara nga Ahmetaj/ Bardhi: Pazar me shtetin nën

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24, ka reaguar ashpër pas publikimit të audiopërgjimeve nga ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Bardhi denoncoi skemën e tranzitit të armëve dhe tjetërsimit të pasurive publike, duke e cilësuar atë si një pazar të drejtpërdrejtë në emër të shtetit që ushqehet nga pushteti i kryeministrit Edi Rama.

Bardhi nëvizoi se përgjimet vërtetojnë atë që opozita ka denoncuar prej kohësh lidhur me mënyrën se si funksionon ekzekutivi dhe njerëzit e lidhur me të.

“Tronditës ishte fakti që dikush bën pazar në emër të shtetit shqiptar dhe ai funksionon sa kohë është në qeverisje Edi Rama. Ne e dinim se ashtu vepronte Balluku, Ergys Agasi, Ron Yeffet dhe ashtu do të veprojë gjithkush në atë pozicion sa kohë është Rama. Gjithkush që e do Shqipërinë dhe do garën e drejtë, tronditet kur shikon se kjo jo vetëm nuk zbatohet nën regjimin e Ramës, por miqtë e tij e pohojnë në çdo takim e pazar e punë të pistë që bëjnë,” deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se trajtimi i pasurive shtetërore si mall tregtie është bërë normë: “Tronditës ishte dhe fakti që pasuritë publike trajtohen si prona për t’u shitur. Ky nuk është as i pari dhe as i fundit sa kohë të jetë në qeveri Edi Rama.”

Kreu i grupit të PD-së paralajmëroi pasojat serioze ndërkombëtare që sjell afera e armatimeve për statusin e Shqipërisë në aleancën ushtarake perëndimore.

“Afera e trafikut të armëve do të ishte një skandal i përmasave ndërkombëtare sepse jemi vend anëtar i NATO-s dhe do të cenonte angazhimet tona kundrejt NATO-s,” tha me tej Bardhi, duke kërkuar reagim pa vonesë nga organi i akuzës.

Sipas tij, heshtja apo zvarritja e hetimit do të konfirmonte dështimin e drejtësisë përballë pushtetit politik: “Uroj që hetimet e SPAK të mos jenë nga ato që zgjasin me vite kur përfshihet Edi Rama. Askush nuk ka ngritur pretendime mbi vërtetësinë e përgjimit dhe prokuroria duhet të hetojë ato që janë publikuar. Rama duhet të ishte marrë i pandehur në dhjetëra çështje që prokuroria ka në hetim. Nuk na mbetet gjë veçse të shpresojmë, ndonëse me atë që kemi parë, prokuroria nuk ka qenë në lartësinë që pritet nga qytetarët shqiptarë kur i përfshirë ka qenë Edi Rama.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?