Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha fton partitë për bashkim: Bashkohem që nesër me cilindo që synon largimin e Ramës Sazani, Jared Kushner dhe fitorja e Jon Ossoff/ Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane Mbi 10 ton kokainë/ Banda shqiptare kishte vendosur mbi paketim edhe adresat ku do dërgohej droga Kush është tutorja shqiptare që kontrollon biznesin e prostitucionit në Paris: Fitimet janë marramendëse KE e quan të mbyllur vetingun, GJK kthehet në ‘sekretare’ të ONM-së, i shtojnë mandatin dhe rrisin kostot... Protestuesit rikthehen para Kryeministrisë, nuk tërhiqen pavarësisht gjobave dhe shoqërimeve në polici “Kushdo që ma bëri këtë, do ta paguajë shtrenjtë”/ Dyshohet se është dhunuar, gazetari publikon foton trond... EMRI/ Si arriti shqiptari t’i shmanget dëbimit nga Britania pas dënimit për fermën e drogës prej 1.5 mln pa... Prokuroria nis hetimet ndaj shefit të Shërbimit Sekret serb (BIA) dhe ministrit të Drejtësisë. Këto janë ak... Studentët çojnë në Gjykatën Kushtetuese aktet normative kundër protestës "Ne jemi rebelë, trima dhe nuk do të frikësohemi”/ The Times: Protestat për rrëzimin e Ramës, studentët nuk... VIDEO/ Përleshje mes protestuesve dhe policisë në Paris, marshime në të gjithë vendin 
POLITIKE

Përlotet qytetarja e ardhur nga Parisi: Si do të na tretë dheu eshtrat me këtë që po i bëjnë kombit?

P
Piranjat 1 August 2026, 20:43 · 5 min lexim
Përlotet qytetarja e ardhur nga Parisi: Si do të na tretë dheu

Në një protestë masive ku zërat e qytetarëve u bashkuan për të kërkuar drejtësi dhe mbrojtje të territoreve, një moment i veçantë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Një e re shqiptare, e ardhur posaçërisht nga Parisi bashkë me mbesën e saj, ngjiti shkallët e foltores për të mbajtur një fjalim që ka emocionuar thellë të pranishmit dhe opinionin publik.

E reja e nisi fjalën e saj me tone të forta, duke theksuar se në momente kritike për kombin, heshtja kthehet në bashkëfajtore. Me një zë që i dridhej nga emocionet e forta, ajo deklaroi se Shqipëria nuk është as biznes dhe as pronë e askujt, por një amanet i shenjtë i brezave që kanë luftuar për të.

"Madhështia e një vendi nuk matet nga lartësia e kullave të tij, por nga lartësia e ndërgjegjes së qytetarëve," u shpreh folësja, duke u bërë thirrje institucioneve të anulojnë ligjet që bien ndesh me vullnetin e popullit, ndërkohë që vuri në dukje se besimi te këto institucione ka rënë në zero.

Protestuesja, mes lotësh, kujtoi amanetin e të parëve për mbrojtjen e trojeve të kombit nga Vermoshi në Konispol, e nga Dardania deri në Çamëri.

Fjala: 

Mirëmbrëma! Jeni shumë të bukur. Jam shumë e emocionuar që po flas para juve dhe i kam shkruar dy fjalë sepse emocionet më bëjnë të vështirë dhe nuk do të dija që t'i thosha ndryshe. Të dashur bashkëkombëtarë, motra dhe vëllezër! Ka çaste në jetën e një kombi kur heshtja bëhet bashkëfajtore. Ka çaste kur një popull nuk pyet më se kush do ta shpëtojë, por ngrihet dhe vendos ta shpëtojë veten e tij. Sot Shqipëria ndodhet përballë një momenti të tillë. Ne nuk jemi mbledhur për të ushqyer urrejtje.

Ne nuk jemi mbledhur këtu për të thënë... që t'i dëbojmë njerëzit nga vendi ynë. Ne jemi mbledhur për t'i kujtuar çdo shqiptari se mbi çdo qeveri ekziston kombi, mbi çdo pushtet ekziston populli dhe mbi çdo interes të përkohshëm ekziston Shqipëria dhe trojet e saj, brenda dhe jashtë kufijve. Ne jemi këtu sepse e dimë fort mirë se dinjiteti dhe sovraniteti i një kombi, janë rezultat i sovranitetit territorial në radhë të parë. Madhështia e një vendi nuk matet nga lartësia e kullave të tij, por nga lartësia e ndërgjegjes së qytetarëve.

Sot shumë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit tonë thonë se zëri i tyre nuk dëgjohet. Ndiejnë se vendimet që prekin jetën, natyrën, tokën, bregdetin, kulturën, identitetin tonë dhe të ardhmen tonë, merren larg vullnetit të qytetarëve, ndërsa besimi te institucionet është zero. Nëse këto shqetësime janë kaq të përhapura, atëherë detyra e një demokracie nuk është t'i shpërfillë. Anulloni ligjet! Anulloni ligjet! Jepni tërheqjen! Sepse Shqipëria nuk është pronë e askujt. Shqipëria nuk është kontratë. Shqipëria nuk është biznes.

Shqipëria është amanet. Është amanet i brezave që luftuan për të dhe përgjegjësia jonë ndaj brezave që do vijnë. Si thoshin gjyshërit tanë, dhe më falni se kam zërin që më dridhet... Amanet trojet e popullit, amanet trojet e kombit! Si do të na tresë dheu eshtrat me këtë që po i bëjnë? Nga Vermoshi deri në Konispol, nga Dardania deri në brigjet e Jonit thërret Çamëria. Çdo pëllëmbë e kësaj toke mban kujtesën e një populli që nuk u dorëzua as para perandorive, as para diktaturës, as para varfërisë. Nuk do të dorëzohet as sot përballë dëshpërimit. Nuk kërkojmë privilegje, ne kërkojmë drejtësi, nuk kërkojmë favore, kërkojmë institucione.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.