
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët foli për ssituatën e përmbytjeve.
Berisha akuzoi qeverinë se nuk ka pastruar kanalet për shkak se lekët e fondeve janë vjedhur ashtu si tenderat për infrastukturën nga Belinda Balluku dhe Edi Rama.
Pjesë nga fjala e Berishës:
"Pa diskutim që këto kanë qenë shira shumë intensive, por Durrësi kurrë nuk ka njohur një përmbytje të tillë.
Dhe shkaqet e përmasave të kësaj përmbytje janë absolutisht vjedhja, vjedhja dhe vetëm vjedhja e fondeve.
Taksapaguesit shqiptarë kanë paguar për mbrojtjen e qarkut të Durrësit, Porto Romano dhe zonat e tjera, 42 milionë euro investim.
Por korrupsioni ka bërë që hidrovori i Porto Romanos, kolektorin ta ketë në kuotën mbi 70 centimetra.
E kuptoni se kur fillon të funksionojë ai? Mbi 70 centimetra.
Pra le të përmbyten njëherë 70 centimetra, pastaj të fillojë të evakuojë ujërat.
Kurse hidrovori i Hamallajt prej 8 muajsh i ka pompat jashtë funksionit.
Përveç kësaj, Durrësi, territori i përmbytur, ka një sistem kanalizimesh shumë të studiuar dhe mirëprojektuar.
Kanalet janë që të gjitha të zëna sepse paratë e caktuara për pastrimin e tyre janë vjedhur dhe vetëm vjedhur nga mafia qeveritare e Durrësit dhe Tiranës.
Ajo dramë që shohim ne sot, ajo vërtet ka si shkak natyror dhe ndaj unë kërkoj shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por këto përmasa nuk i merrte kurrë në qoftë se do ishin në gatishmëri dhe funksion hidrovoret, të cilët janë të përllogaritur për të mbrojtur zonat nga përmbytjet dhe në qoftë se do funksiononte sistemi i tyre i kanalizimeve.
Nga Vora gjer në bregdet shtrihet sistemi i kanalizimit që synon të mbrojë ato territore nga përmbytja.
Por kanalet janë fiktive, janë të bllokuara, janë të askujt pasi narkoshteti është shteti i mafies dhe ka vetëm interesat e mafies."
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 January11:31
Shqipëria përmbytet nga reshjet e shiut/ Rama: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me përmbytjet masive të shkaktuara prej ditës së djeshme në vend, si pasojë e r...
POLITIKE
7 January11:09
Përmbytjet/ Gjunkshi: Qeveria vesh çizmet e propagandës për inspektime teatrale, qytetarët paguajnë faturën e shkatërrimit
Këshilltari për Sigurinë në PD, Xhemal Gjunkshi ka reaguar ndaj përmbytjeve, duke akuzuar qeverinë për propagandë teat...
POLITIKE
7 January10:32
Durrësi nën ujë/ Arjan Ndoja: Hidrovori 19 milionë euro në zonën e Porto Romanos, shkak për përmbytjet
Përmbytjet masive që kanë goditur Durrësin gjatë 24 orëve të fundit nuk janë thjesht pasojë e reshjeve intensive,...
POLITIKE
7 January09:57
Tabaku: Si mund të ndryshojë kriza e çmimeve të banesave?
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale mbi rritjen e papë...
POLITIKE
6 January22:59
Xhixh Merimanga si dëshmi e korrupsionit
Nga Klodian Tomorri
Per ta kuptuar se cfare qeverie sharlatanesh jane keta, mjaftojne vetem pamjet e ministrit te Drejtesise qe kishte veshur brekushet sot per...
POLITIKE
6 January22:53
“Janari muaj vendimtar”/ Gazetari: Rama në SPAK, ministrat me dosje gati
Gazetari Basir Çollaku, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është shprehur se muaji janar do të je...
POLITIKE
6 January22:25
Tabaku: Skandali me fondet IPARD, vjedhja më e madhe e fondeve të BE! Duhet ndërgjegjësim qytetar
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka folur mbi perspektivat politike dhe ekonomike të vitit 2026, duke theksuar nevojën për r...
POLITIKE
6 January22:06
Përmbytjet masive në vend/ Binaj: Vendin e specialistëve e kanë zënë të paaftët
Aktivisti Florjan Binaj, ka komentuar këtë të martë përmbytjet masive që u regjistruan në vend si pasojë e reshjeve ma...
POLITIKE
6 January21:59
‘Zgjidhja për Shqipërinë’/ PD zbulon kur do të mbahet takimi me partitë dhe sindikatat
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ftuar më herët partitë politike, përfaqësues të shoqërisë civile dhe...
POLITIKE
6 January21:00
‘Kamxhiku ka ndërruar pronar, SHBA ‘trimëruan’ SPAK’/ Bushati: Rama s’do negociojë një dalje të butë nga pushteti!
Analisti, Andi Bushati ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend, teksa është ndalur te sistemi i drejtësisë, het...