Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Lezhë, Gjin Gjoni, ka reaguar pas përmbytjeve të rënda që kanë prekur sërish zonat e Lezhës dhe Kurbinit, duke publikuar pamje dhe dëshmi të drejtpërdrejta të banorëve të prekur.
Gjoni shprehet se është e dhimbshme të shohësh familje që humbasin gjithçka brenda pak orësh, jo për shkak të reshjeve të papërballueshme të shiut, por si pasojë e babëzisë, korrupsionit dhe keqmenaxhimit të pushtetit. Sipas tij, situata përsëritet sa herë ka reshje, ndërsa ndërhyrjet e reklamuara si “anti-përmbytje” rezultojnë vetëm propagandë.
“Janë shpenzuar miliarda lekë dhe janë trumbetuar me të madhe ndërhyrje, që në realitet nuk ekzistojnë. Pamjet nga terreni flasin vetë”, – thekson deputeti demokrat.
Nga Zadrima, bregu i Matit në Lezhë e deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, banorët ndihen të braktisur, pa ndihmë dhe mbështetje nga pushteti vendor dhe ai qendror. Në dëshmitë e tyre, qytetarët kërkojnë që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të mbajnë përgjegjësi ligjore.
Deputeti Gjoni nënvizon se është e papranueshme që kjo situatë të vazhdojë prej vitesh, pa asnjë zgjidhje dhe pa asnjë përgjegjës. Ai garanton se do të ndjekë çështjen deri në fund, duke kërkuar vlerësim real të dëmeve dhe kompensim të plotë për banorët e prekur.
Reagimi i plotë i deputetit Gjin Gjoni:
Është e dhimbshme të shohësh familje që kanë humbur mundin e tyre brenda pak orësh – jo sepse reshjet e shiut ishin te papërballueshme, por nga babëzia dhe korrupsioni i pushtetit.
Lezha dhe Kurbini po përballen edhe një herë brenda pak javësh me një situatë tepër të vështirë, e cila përsëritet sa herë ka reshje shiu, duke shkaktuar dëme të mëdha për banorët. Janë shpenzuar miliarda lekë dhe janë trumbetuar me të madhe të ashtuquajtura ndërhyrje antipërmbytje, por realiteti në terren flet vetë.
Nga Zadrima, bregu i Matit në Lezhë e deri në Gjorm dhe Adriatik të Kurbinit, banorët janë të braktisur, pa asnjë ndihmë dhe mbështetje nga pushteti vendor dhe ai qendror. Siç shprehen vetë banorët, ka ardhur koha që organet e drejtësisë të veprojnë dhe përgjegjësit të vihen para ligjit. Është e papranueshme që kjo situatë të vazhdojë dhe askush të mos mbajë përgjegjësi.
Nga ana ime, si deputet i qarkut Lezhë, do të kërkoj me këmbëngulje që dëmet të vlerësohen në mënyrë reale dhe banorët të kompensohen plotësisht.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
7 January17:34
Blushi pranë familjeve të përmbytura në Durrës: Banorët të dëmshpërblehen për çdo qindarkë dëm
Është më shumë se katastrofike. Me qindra shtëpi janë përmbytur, krejt prona të shkatërruara, pasuri e përmb...
POLITIKE
7 January16:26
Ku shkuan 70 milionë euro për kanalizimet? Ujërat e zeza 'pushtojnë' Tiranën
Ndërsa Tirana “rritet” me ritme të shpejta dhe popullsia e saj shtohet vit pas viti, infrastruktura e kanalizimeve po mbetet pas nevojav...
POLITIKE
7 January16:14
BIRN: Ironia e Ramës me përmbytjet ngjall zemërim mes partive opozitare
Kryeministri Edi Rama e nisi ditën e mërkurë me ironi dhe nota tallëse, ndërkohë që shirat e rrëmbyer të dy dit&eum...
POLITIKE
7 January14:19
''Alibia e përmbytjes''/ Ja si Rama 'lan duart'
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për situatën e përmbytjeve në Durrës.
Dhe kësaj here ai e ka gjetur një justi...
POLITIKE
7 January13:39
Berisha: Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë
“Edi Rama nuk është më kryeministër, por një kapobandë”. “Agasi kishte vjedhur të dhënat e shqiptar&...
POLITIKE
7 January13:34
Berisha: Të premten do të mblidhet një tryezë e gjerë ku do të përcaktohet data dhe qëndrimet ndaj Ramaduros
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi në konferencën e ditës së sotme se të premten do të zhvillohet një t...
POLITIKE
7 January13:25
Skandali me tenderat, Berisha: Pas Lindës së AKSHI-t qëndron Linda e Surrelit
Kryedemokrati Sali Berisha hodhi akuza ndaj Edi Ramës, bashkëshortes së tij dhe kunatit se fshihen pas skandalit me tenderat e AKSHI-t.
Berish...
POLITIKE
7 January13:14
Berisha akuza Ramës: Përgjoi ambasadat dhe të dhënat e NATO-s ua dha kriminelëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi Edi Ramën se nëpërmjet Ergys Agasit përgjoi telefonat dhe kompjuterat e ambasadav...
POLITIKE
7 January12:52
Përmbytjet në vend/ Berisha: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme!
Kreu i PD Sali Berisha ka kërkuar që qeveria të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në qarqet e prekura nga përmbytjet si pa...
POLITIKE
7 January12:49
Përmbytjet, Berisha: Hidrovoret nuk funksionojnë, kanalet pa pastruar, fondet janë vjedhur nga qeveria
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë një konference me gazetarët foli për ssituatën e përmbytjeve.
Berisha akuzoi qeverinë...