Përplasja në Zvërnec, Berisha: Dënoj dhunën, PD mbështet investimet e huaja

Reagimin e tij të parë publik mbi protestën e së shtunës në Zvërnec, ish-kryeministri Sali Berisha e bëri të hënën nga podiumi i përdyjavshëm para SPAK.
“Në qoftë se është fjala për dhunën e ushtruar ndaj protestuesit, e dënoj atë, ai ishte rrëmbim dhe rrëmbim në duart e policisë dhe e dënoj atë si një akt të shëmtuar të Policisë së Shtetit”, tha ai.
Berisha tha se nuk kishte asnjë faqe nga projekti i investimit turistik në Zvërnecë. Ai konfirmoi qëndrimin e Partisë Demokratike pro investimeve të huaja dhe kujtoi një ligj të miratuar prej qeverisë së tij që zgjidhte çështjet e pronësisë në rastin e investimeve të huaja.
“Partia Demokratike mbështet absolutisht investimet e huaja, garanton pronën dhe pronarët me një ligj që ndofta nuk ekziston diku tjetër. Ligji thotë këto: Në rast se qeveria miraton një projekt të një investitori të huaj, i cili është bazuar në dokumente origjinale shtetërore pronësie, çdo problem që lind pas miratimit të qeverisë, qeveria i përgjigjet palës me çmimin e tregut”.
Berisha ishte në SPAK prej masës detyrim për paraqitje që e zbaton prej janarit 2025.
Lexo edhe
POLITIKE
Nga Dhurata Çupi te Ilir Alimehmeti, kush janë më të votuarit për Këshillin Kombëtar të PD-së

BIRN: Kryebashkiakja Brunilda Mersini negociata në Athinë për asfiksimin e protestës së Zvërnecit

Babai i ish-Presidentit u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare, Meta: E trishtë për familjen tonë. Ceremonia për në banesën e fundit, zhvill...

‘Kemi dallime për raportin me Beogradin’/ Kurti: Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të qeverive

“Rama nuk shpëton dot, fjalim i planifikuar”/ Këlliçi: Kur revolta i shkoi te zyra bëri të përulurin. Kryeministri i korruptuar në palcë!...

Terapia hormonale/ PL kërkon dëgjesë me ministren e Shëndetësisë – Xhixho: Me pasoja afatgjata te fëmijët

Berisha: PD mbështet protestën e Koalicionit për Familjen, terapia për ndryshimin e gjinisë tek fëmijët, akt kriminal

Rama i bie tavolinës me grusht: Nuk ka marinë në Zvërnec!





