Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Qëlloi me armë drejt dy personave në Berat, arrestohet 36-vjeçari Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit?
POLITIKE

Përplasja Rama-Sala për “superkompaninë” e barnave? Drafti që mund të ndryshojë rrënjësisht tregun farmaceutik

P
Piranjat 6 August 2026, 15:18 · 3 min lexim
Përplasja Rama-Sala për “superkompaninë” e barnave?

Një projektligj i qeverisë për krijimin e një shoqërie shtetërore, e cila do të marrë nën administrim pothuajse të gjithë zinxhirin e furnizimit me barna dhe pajisje mjekësore, ka shkaktuar përplasje në nivelet më të larta të qeverisë.

Burime të VNA bëjnë me dije se pikërisht ky projektligj është në qendër të mosmarrëveshjeve mes kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Evis Sala. Sipas të njëjtave burime, ministrja ka shprehur rezerva serioze ndaj draftit dhe ka refuzuar ta firmosë atë në formën aktuale.

Megjithatë, sipas informacionit të siguruar nga VNA, qëndrimi i ministres nuk duket se ka ndryshuar planet e kryeministrit. Burimet thonë se Edi Rama i ka lënë afat deri në muajin shtator për finalizimin e procesit, ndërsa në të kundërt largimi i saj nga detyra konsiderohet si një mundësi reale.

Projektligji, një kopje e të cilit është siguruar nga VNA, nuk parashikon vetëm krijimin e një organi qendror blerës. Ai krijon një shoqëri aksionare 100% shtetërore që do të planifikojë, prokurojë, importojë, magazinojë, transportojë dhe shpërndajë barna e pajisje mjekësore për institucionet publike të kujdesit shëndetësor.

Por kompetencat e saj shkojnë edhe më tej. Drafti i jep të drejtë shoqërisë të krijojë ose të marrë pjesë në kompani të tjera publike apo private, të financojë projekte, të zhvillojë partneritete publiko-private, të importojë dhe tregtojë barna, madje edhe të zhvillojë kapacitete prodhuese në këtë sektor.

Sipas burimeve të VNA, pas kësaj strukture parashikohet të përfshihet një kompani izraelite. Deri tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë informacion dhe nuk është bërë publik as identiteti i kompanisë që përmendet nga burimet.

Nëse miratohet në formën aktuale, projektligji do të përfaqësonte një nga centralizimet më të mëdha të sistemit farmaceutik shqiptar në dekadat e fundit, pasi një shoqëri e vetme do të administronte praktikisht të gjithë zinxhirin e furnizimit të sistemit publik shëndetësor, nga planifikimi deri te shpërndarja dhe rezerva strategjike.

Qeveria nuk e ka bërë ende publik draftin për konsultim dhe Ministria e Shëndetësisë nuk ka komentuar zyrtarisht mbi informacionet për mosmarrëveshjet lidhur me këtë projektligj, apo mbi zërat për largimin e ministres./vna

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.