Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Sherr tek Doganat/ Kush po tenton ta fshijë gjobën 5.1 mln euro të Salillarit Shpërndahen protestuesit nga bulevardi, pas ujit me presion nisin shoqërimet nga policia Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh
POLITIKE

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit në Kuvend: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

P
Piranjat20 July 2026, 17:21 · 3 min lexim
Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit në Kuvend: Ky precedent nuk i vlen

Deputeti i PD-se Gazmend Bardhi ka kërkuar gjatë seancës së sotme plenare ndryshimin e rendit të ditës, duke propozuar që raportimi i Avokatit të Popullit të kalojë në fund të seancës. Sipas tij, opozita nuk synonte të bllokonte punimet e Kuvendit, por kërkonte që fillimisht të shqyrtoheshin raportimet e institucioneve të tjera, si KLGJ, KLP, Prokurori i Përgjithshëm dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë. Bardhi akuzoi mazhorancën se po provokonte opozitën dhe po përpiqej të pengonte zhvillimin normal të seancës.

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi e kundërshtoi këtë kërkesë, duke thënë se ishte opozita ajo që po mbante peng Kuvendin dhe po shkelte rregulloren. Peleshi theksoi se rendi i ditës nuk mund të ndryshohej pas disa orësh zhvillim të seancës dhe shtoi se çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të respektohej nga Kuvendi.

Në përfundim, Peleshi hodhi në votim propozimin e bërë nga Taulant Balla për shtyrjen e pikave të mbetura të rendit të ditës. Propozimi u miratua me 76 vota, duke bërë që seanca plenare të shtyhet dhe të vijojë të enjten.

“Ai nuk do raportojë dot në Kuvend. Hiqni dorë nga skenarët e bllokimit ë opozitës. Ju doni ta bojkotoni këtë seancë dhe seancën tjetër. Le të vazhdojmë me KLGJ, KLP, Prokurorin e Përgjithshëm, ILD dhe në fund Avokatin e Popullitpo të doni dëgjojeni po ai nuk do raportojë dot. Thjesht kërkojmë ndërrimin e rendit të ditës, lëreni për në fund.

Nëse doni ta bojkotoni opozitën dhe ta prishni seancën, por ju po provokoni në çdo moment opozitën”, tha Bardhi.

“Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh kuvendin. Të kërkosh rendin e ditës së përcaktuar pas 7 orësh seancë nuk ka kuptim. Nëse është i ligjshëm apo i paligjshëm ai këtë e shpallin gjykatat, shumë mirë që e keni çuar në Gjykatën Kushtetuese, nëse do ishte marrë vendim pezullimi ne do e zbatonim, përfshi dhe unë, absolutisht. Do respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Unë marrë të bazuar kërkesën e zotit Balla për shtyrjen e pikave të rendit për në seancën tjetër, pra shtyrjen e tyre. Kuvendin po e mbyllni ju që po e mbani 7 orë peng. Kush është dakord me propozimin për shtyrjen e seancës në datën 23 të pikave të rendit të ditës”, tha Peleshi.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.