Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Rinia dhe qytetarët në këmbë kundër Ramës/ “Blindohet” Bulevardi, furgona policie qëndrojnë gati kundër pro... DOKUMENTI/ SPAK regjistron kallëzim penal për “Albanian Files” të Ramës, nis hetimi për resortet luksoze... Tensione para Kryeministrisë/ Protestuesit shkulin gurët e trotuarit dhe i hedhin drejt policisë Gjakftohtë/ Jetoi prej vitesh në Greqi si ‘fantazmë’, si u zbulua shqiptari i akuzuar për katër vrasje ... Zhdukja e përkthyeses kineze me pasaportë shqiptare/ Kasaforta me 100 mijë euro dhe hetimet në Shqipëri 'Vetëm prokurorët nuk zbresin në terren'/ Gazetari plas skandalin: Dyshime se punonjësit e AMP janë në prot... “Ushtarët” e rinj të Klodian Lekocajt dalin para gjykatës: Sulmova me molotov dyqanin për 1 mijë euro ... Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë 25 vite punë, pa paga dhe pa sigurime/ 50 punonjësit e NEFER në Shkodër kërkojnë drejtësi Aksident me pasojë vdekjen në një minierë në Martanesh Lule, premtime dhe dhunë! Historia e Anxhelës, nga dashuria e adoleshencës te medikamentet e fshehura në pi... Nuk e lejuan të bënte grafi për këmbën e thyer, rëndohet situata shëndetësore e Veliajt
POLITIKE

Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen Ivi Kason: Qepe gojën, legen!

P
Piranjat 1 July 2026, 12:10 · 2 min lexim
Përplasje në Komisionin e ‘Zgjedhores’, Manja fyen Ivi

Në Komisionin për Reformën Zgjedhore ku për krimet zgjedhore po raportonte kreu i SPAK, Klodian Braho ka pasur edhe momente tensioni mes socialsitëve dhe demokratëve.

Ulsi Manja është përplasur me deputetin e PD, Ivi Kaso, ndaj të cilët ka përdorur edhe fjalë fyese si “legen”.

Manja: Po shoh rendin e ditës dhe këtu bëhet fjalë për një seancë dëgjimore. Që mbledhja të rikthehet në normalitet, dua të them se javën e kaluar Prokurori ka raportuar në komisionin përgjegjës për veprimtarinë e tij.

Të gjitha këto çështje janë trajtuar aty. Po ashtu, në datën 3 korrik do të paraqitet edhe drejtuesi i SPAK-ut për të raportuar mbi gjendjen e luftës kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, unë mendoj, zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, se i keni thirrur këtu për të dhënë ndonjë rekomandim lidhur me punën.

“Gjithçka është në rregull”, u dëgjua nga salla.

Manja: Më lini ta përfundoj unë. Këtu secili është i lirë. A ka mundësi, për procedurë? Zoti Gjiknuri dhe zoti Bylykbashi, a mund t’i referoheni saktësisht rendit të ditës? Do t’ju lutesha t’i qëndronit rendit të ditës. Mbylle gojën, o legen. Mbylle gojën, se të kam dëgjuar fort. A ka mundësi? Sepse vijmë këtu dhe bëjmë gjyqe.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.