Përplasjet para Parlamentit/ Agron Shehaj: Protesta nuk ndalet deri në largimin e Ramës dhe qeverisë, duhet të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar duke e quajtur të papranueshme sjelljen e deputetëve dhe ministrave socialistë që janë larguar nga ambientet e Parlamentit sot ndërsa protestuesit dhunoheshin ‘në mënyrë barbare’ që të hapnin rrugën e kalimit për automjetet e zyrtarëve. Në një video mesazh në rrjetet sociale, Shehaj shprehet se ministrat dhe deputetët duhet të japin përgjigje për padrejtësitë që kanë bërë në kurriz të popullit shqiptar, i cili prej më shumë se 1 muaj kërkon dorëheqjen e kësaj qeverie.
“Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet. Iu ka ardhur fundi. Protesta nuk ndalet”, shprehet Shehaj.
Reagimi i Shehajt:
“Shikoni se si ministrat dhe deputetët e mazhorancës ia mbathin me makina ndërkohë që policia dhunon në mënyrë barbare protestuesit
Kjo është e papranueshme.
Këta duhet të japin përgjigje, duhet të dalin përpara drejtësisë.
Duhet të dalin para popullit të mbajnë përgjegjësi se si i kanë vjedhur ata, se si ua kanë bërë jetën të pamundur në Shqipëri dhe nuk mund të mendojnë se nëpërmjet policisë mund të ndalin protestën dhe mund të vazhdojnë të qëndrojnë në pushtet.
Ju ka ardhur fundi
Protesta nuk ndalet, protestuesit do vazhdojnë deri sa ata të ikin” deklaroi Shehaj.
Lexo edhe
POLITIKE
“Vendos mandatin tim në dispozicion”, deputeti Artan Luku propozon 3 reforma të menjëhershme

“La Libre”: Rama gjithnjë e më i izoluar, protestat trondisin regjimin në Shqipëri

“Erion Braçe bib*lushi, la la la la”, protestuesit nisen drejt hyrjes së parlamentit kur shfaqet deputeti i PS

Protestuesit ulen përpara Kuvendit dhe iu bëjnë thirrje deputeteve: Dorëzoni mandatet!

Provokoi me dy gishta, ja kush është deputeti që revoltoi protestuesit





