“Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit! Tirana dhe Kruja digjen, ti në plazh!”/ Protestuesi mesazh Ramës: Kjo rini në shesh ka për ta sjellë ty fundin!

Një i ri ka mbajtur një fjalim të ashpër gjatë protestës, duke iu drejtuar drejtpërdrejt kryeministrit Edi Rama dhe duke kritikuar mënyrën e qeverisjes së tij.
Ai e krahasoi qeverinë e Ramës me një “grataçelë të prishur” dhe deklaroi se protestuesit do ta shembin atë, ndërsa akuzoi kryeministrin për lidhje politike dhe për mungesë karakteri.
“Zoti kryeministër në ikje, struktura që të mbështet i ngjan një grataçele të prishur. Ne do ta shembim. Ti e di mirë këtë. Ndaj bën ato që bën. Përqafon Soros, i puth duart Vuçiçit. Figura është çështje karakteri që ti nuk e ke.
Si mund të ikësh në plazh dhe të mos prishësh rutinën kur populli është kundër teje? Ku po të digjet Tirana dhe Kruja! Sa i përket karakterit, ka të rinj dhe të reja që u dridhet zemra sa herë që flitet për atdheun. Këta njerëz kanë për ta sjellë ty fundin!”, u shpreh ai.
Lexo edhe
POLITIKE
Rrogozhina sërish në protestë kundër bashkimit me Kavajën: Kjo është shtëpia jonë

“Sheshi merr nur kur vini ju!”/ Aktivisti Edison Lika: Rroftë Diaspora! Do t’i largojmë ata që ju larguan! Dorëheqje

Pankartat në protestën e 76-të/ “Koha nuk na hesht”, qytetarët “shuplakë” me mesazhe Ramës

“Janë shitur projektet, siç e kemi parë te ‘Albanian Files’”/ E reja vjen nga Florida në protestën e 76-të: U largova sepse nuk gjeja pun...

Gorrea i Divjakës tregon çfarë ndodhi në mbledhjen ku Rama nxori jashtë 2 kryebashkiakë

Reagimet/ Vala e emigrantëve shqiptarë të vitit 2022 “trazon” ende politikën britanike

KLSH nxjerr shkeljet në Ministrinë e Kulturës/ Zhupa: Punime pa leje në Mozaik, Galeri dhe Universitetin e Arteve

“Libri ‘Albanian Files’ u botua në Zyrih”/ Gazeta zvicerane: Parathënien e librit e ka shkruar vetë Rama





