POLITIKE

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë godinë e përfunduar

Piranjat Përditësimi i fundit 14 September 2026, 17:49

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, premtoi gjatë fushatës për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 se në zonën e Astirit do të ndërtoheshin pesë shkolla.

“Ne do të bëjmë 5 shkolla në Astir që do t’i ketë zili e gjithë dynjaja”, deklaroi Veliaj gjatë fushatës elektorale.

Në fakt, premtimi për ndërtimin e shkollave në këtë zonë nuk ishte i ri, pasi është përsëritur në disa periudha elektorale.

Çfarë ndodh sot në terren?

Një verifikim në terren, tregon se në zonën kufitare mes Astirit dhe Yzberishtit, në rrugën “3 Dëshmorët”, kanë nisur punimet për ndërtimin e vetëm dy (nga pesë) e institucioneve arsimore, një shkolle 9-vjeçare dhe një shkolle të mesme, brenda të njëjtit truall, që Faktoje po e ndjek nga viti në vit.

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë


Punimet për këto dy objekte janë ende në proces.

Shkolla e mesme ka avancuar më shumë: struktura e godinës është ngritur, ka marrë formë dhe është lyer, por punimet nuk kanë përfunduar, pasi pirgjet me dhera nuk janë hequr dhe objekti ende nuk është funksional. Ndërkohë, për shkollën 9-vjeçare punimet janë në një fazë më të hershme. Në terren është ngritur vetëm kati i parë i strukturës, me kolonat e betonit ende të ekspozuara, ndërsa puna vijon mes punëtorëve dhe makinerive të ndërtimit.

Autoritetet kanë deklaruar se kjo shkollë do të ketë kapacitet për rreth 900 nxënës. Sipas të dhënave të projektit, investitori është Bashkia Tiranë, ndërsa vlera e kontratës për ndërtimin e dy objekteve është 431.540.207 lekë pa TVSH.

Pesë shkolla në Astir?! Tre vite nga premtimi i Veliajt, asnjë

Punimet po kryhen nga bashkimi i kompanive “NG Structures” SH.P.K. & “EPG Company” SH.P.K., ndërsa afati i zbatimit është parashikuar 24 muaj nga nisja e punimeve.

Në prill të vitit të kaluar, gjatë një inspektimi në zonë, kryeministri Edi Rama, ministrja e atëhershme e Arsimit, Ogerta Manastirliu, dhe kryetarja atë kohë  e komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani, prezantuan projektin si një ndërhyrje për të adresuar nevojën për shkolla në këtë zonë.

“Ajo shkollë, që ne shohim sot është sipas moduleve që ne kemi për shkollat e reja, ku e maksimizojmë hapësirën për të pasur sa më shumë klasa dhe kapacitet, planifikohet për 900 nxënës për ciklin 9-vjeçar”, tha Ristani.

Një vit më parë nga vëzhgimi në terren nga Faktoje rezultoi se shkolla ishte në fazën e ndërtimit të strukturës (karabina), ndonëse afati i përfundimit të të gjithë punimeve është parashikuar prilli i këtij viti.

Përfundimi

Punimet për përfundimin e të paktën njërës prej shkollave, ajo 9 vjecare, sipas afateve të parashikuara nga një tjetër drejtuese në detyrë (ish-kryetarja e komanduar Anuela Ristani) nuk janë mbyllur ende.

Verifikimi në terren konfirmon se punimet për dy shkollat kanë nisur dhe punimet kanë avancuar, duke kaluar nga fazat fillestare të kantierit në ngritjen e strukturave.

Megjithatë, asnjë prej objekteve të verifikuara nuk është përfunduar dhe vënë në funksion. /Faktoje.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?